Është mbajtur dje komisionin parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku u diskutua lidhur me pengesat që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademike të artistëve në vendin tonë.
Prezente në këtë komision ishte dhe këngëtarja e njohur Manjola Nallbani e cila u ndal te problemet lidhur me kualifikimet dhe ndjekjen e doktoraturës, duke thënë se nuk duhet të jetë e detyrueshme që një artist me përvojë të gjatë të privohet nga e drejta e dhënies së mësimit në rast se nuk ka doktoraturën.
“Ne nuk kishim mundësi të ndiqnim doktoraturat, jo se nuk donim. Unë kam shkuar dhe në universitete të tjera dhe kishte stopuar. Ndërkohë vitet iknin, ne kemi vazhduar të bëjmë karrierën tonë që është gjëja më e rëndësishme. Nuk pretendojmë që universiteti të funksionojë vetëm në këtë formë. Kushdo që do të bëjë doktoraturë, sidomos brezi i ri mund të funksionojë me të tjera rregulla, por jo të jetë kriteri që përcakton nëse ne duhet të japim mësim apo jo në Universitetin e Arteve. Unë personalisht përveç 10 viteve soliste në opera, kam 22 vjet mësimdhënie në akademi. Deri më sot besoj se ka munguar dëshira për t’i dhënë një zgjidhje”, tha këngëtarja.
Nallbani u ndal edhe te pagesa e pedagogëve të arteve, duke thënë se paguhen më pak se studentët e tyre që sapo nisin punë.
“Sa i përket pjesës financiare, do thoja që ne, breza të tërë mbarojnë shkollën, janë studentët tanë, disa të shkëlqyer, disa modestë, disa edhe në nivel të ulët, por kur fillojnë punën në cdo institucion tjetër, që ditën e parë marrin pagesë më shumë se ne, dhe këtë mund ta verifikoni. Fillojnë punë në kor të operës, në orkestra e institucione artistike dhe që ditën e parë paguhen shumë më tepër sesa ne që jemi pedagogët e tyre që u kemi dhënë profesionin”, tha Nallbani. A.K./TemA
Niveli. i arsyetimit per kete pedagoge le shume per te deshiruar. Zonje dhe kengetare e nderuar kur e di qe nje vend pune tjeter paguhet me mire se pozicioni qe ke ti mund te aplikosh edhe ti atje. Nese do edhe status edhe rroge duhet ti zgjidhesh vete keto probleme. Shteti duhet te paguaj per profesionet qe ka nevoje, te tjeret qe jane profesione argetimi ta zgjidhin vete.
Per nivelin e arsyetimit te kesaj “artisteje” ke te drejte, por nga ana tjeter, po e le menjane ate qe ben kjo e cila nuk ka lidhje fare me ate per çka po të them. Arti i mirefillte nuk eshte argetim, nuk eshte zbavitje e as cirk. Eshte pikerisht ajo qe thua, nevoje, dhe per Artin ka patur nevoje çdo qyteterim i hershem i mevonshem apo i tanishem, dhe ka çdo shoqeri e çdo qenie njerezore. Arti eshte moral, eshte edukim, eshte mesazh jetesor, aty gjendet e verteta dhe e bukura, qe ngre shpirtrat lart. Arti ka ndryshuar shoqerite, njeriun e ka zhvilluar, e ka bere me paqesor, me reflektues dhe me te arsyeshem. Prandaj qyteterimet e hershme e kishin ne qender Artin dhe Filozofine. Prandaj qyteterimet e mevonshme dhe te tanishme investuan e investojne mjat ne Art. Dhe kur flitet per disa pedagoge artiste qe japin kontributin e tyre permes skenes dhe perkushtimit qe kane me studentet, e meqe po duam te hyjme ne Europe, rrogat ne institucionet e Artit duhet te jene ne standartet normale. E sigurisht bashke me keto duhet te lejohen njerezit e afte te japin kontributin e tyre si edhe te vleresohen ne menyre te drejte. Dhe aty ku punon kjo, me beso qe ka njerez shume te afte qe patjeter qe duhen vleresuar. Nuk eshte e hijshme dhe e drejte qe per shkak te nje opinioni periferik te flitet me cinizem dhe vulgaritet.