Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë dhe studion projektuese, organizon prezantimin publik të projekt-idese për Muzeun Arbëresh në Vuno

18 Maj 2026, 13:47Kulturë TEMA
Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë Himarë dhe studion projektuese, organizon prezantimin publik të projekt-idese për Muzeun Arbëresh në Vuno, një nismë me rëndësi të veçantë që synon krijimin e një hapësire muzeale bashkëkohore kushtuar historisë së arbëreshëve, emigrimit drejt Italisë dhe trashëgimisë së një komuniteti që ka ruajtur identitetin, gjuhën dhe traditat shqiptare ndër shekuj.

Projekti synon të krijojë një pikë të re referimi kulturore dhe turistike për zonën, duke e kthyer këtë hapësirë në një vend kujtese, edukimi dhe zhvillimi për komunitetin lokal dhe vizitorët.

Vuno
19 Maj 2026
Ora 11:30

Ftojmë komunitetin lokal, përfaqësues të institucioneve, ekspertë të trashëgimisë kulturore, aktorë të turizmit, shoqërinë civile dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë prezantim publik dhe të bëhen pjesë e diskutimit mbi një projekt që synon të ruajë kujtesën historike dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje