Manastiri i Parmës

17 Maj 2026, 19:05Kulturë Adri Kalaja

Manastiri i Parmës

Manastiri i Parmës është një prej romaneve më të arritur të të gjithë kohërave. I mbajtur si një klasik prej figurave si Balzaku apo Hemingueji romani ka inspiruar pafund ekranizime kinematografike. Gjithashtu ka inspiruar edhe “pavdekësinë” e Stendalit, autorit të tij.

Romani megjithatë mbetet një portretizim romantik i një Europe e cila kishte dalë nga epoka “e errët” e Krishtërimit dhe po merrte formën që ka ende sot e inspiruar nga Revolucioni Francez dhe Luftrat Napoleonike.

Ndryshe nga “Lufta dhe paqja” e Tolstoit romani « Manastiri i Parmës » nuk e ka personazh kryesor Napoleonin por e përmend. Personazhi kryesor rreth të cilit thuret rrëfimi është Fabricio Del Dongo, një aristokrat i ri heroik, por deri diku kokëbosh.

Fabricio ka një nevojë pothuajse patologjike për të provuar veten dhe shpesh herë kjo e shpie në fatkeqësi dhe pasojat e aventurave duhet ti “mbulojë” familja e tij aristokrate që më shumë se njëherë është e detyruar të kërkojë falje për veprimet e tij te princi.

Kujtojmë se Italia e atyre viteve ishte e ndarë (si shumica e shteteve) në principate pa mbërritur të ndërtojë një shtet modern.

Fabricio, përveçse luftëtar deri diku donkishotesk është dhe një dashnor pasionant…edhe i grave të martuara. Ky personalitet i zjarrtë i Fabricios shpeshherë e fut dhe në telashe, sidomos me burrat “xhandarë” të grave ‘të lëvizshme’.

Fausta është njëra nga ato. Një krijesë tërësisht egoiste dhe hedoniste ajo megjithatë mbetet një hap larg personazhit “fatal”. Ajo, e dhënë pas parave, është tepër budallaqe për të shkaktuar dëm të vërtetë. Megjithatë mendjelehtësia e të dyve prodhon situata komike në roman… për kënaqësinë e të gjithë lexuesve.

Libri është përkthyer nga Sotir Caci për Uegen.

1 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe..........

    Te dhjefsha perkthimin o Sotir (qe as emrit tend nuk ja di kuptimin!!) qe kur thua "manastir"!!!! kur rreal quhet Monastiri/Monastery.....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje