Associated Press: Alis, një ndër 10 më të mirët e Eurovizionit!

17 Maj 2026, 10:21Kulturë TEMA
Associated Press: Alis, një ndër 10 më të mirët e

Associated Press ka vlerësuar performancën “Nân” të Alisit si një nga 10 më të mirat e Eurovizion.

Një prej fotove që AP ka shkëputur veçojnë momentin kur këngëtari ndodhet në skenë bashkë me aktoren Raimonda Bulku.

“Kënga hapet me një thirrje, ku një kor me atmosferë kishtare e shton edhe më shumë teatralitetin. Dramatike, për të thënë më të paktën! Pastaj, Alis, vokalisti pas “Nân”, merr kontrollin. Gjithçka zhvillohet si kolona zanore e një skene emocionale në një film ‘blockbuster’ dhe në skenën e finales performanca vazhdoi të kishte peshë: ai kishte veshur diçka që dukej si një parzmore me zinxhirë ndërsa një grua, që simbolizonte një nënë, lëvizte rreth tij”, shkruan Associated Press.

Një tjetër moment që ka spikatur përmes fotove është ai kur në ekran shfaqen imazhe të djemve, duke iu referuar bijve në emigrim./Associated Press

6 Komente

  1. Bullgaria mē 1 Janar tē 2026 hyri nē zonē euro, ndaj fitorja saj s'ishte surpriz.Ajo qē duhet ditur ështē goditja qē i dha Gjermania pjesmarrjes sē Izraelit.Ju kujtohet kur organizoj Gjermania eurovisionin qē Israeli u pērfajqsua me njē kēngtare qē kēndonte pēr pulat ( ku oula ha mut) dhe Gjermania e shpalli fituese, ndērsa tani pasi Izraeli ēshtē duke dhēnē shpirt nga luftrat pa fund kēta 4 vitet e fundit, i dha mbrēmē njē rezultst tē lartē pēr performancēn deri sekondat e fundit, dhe mē pas ja hoqi fitoren nga goja.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire _?_?_Straits

      Eurovision kerkon kenge te gezueshme ....jo vajtime me te qara .....Shqiperia vajtimet ti mbaje per festivalet vendase , ne Eurovision duhet te dergoje kenge te gezueshme , si.psh Sinan Hoxhen ose Mandin e Nishtulles...."Te ka lali xhan" ose "Sarile"...jane fiks per te fituar kete festival !!!!!

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetari

      Melodia e kenges dhe interpretimi i Alis shume ne nivel dhe mbreselenese ! Por,lirika / poesia e saj me "subjekt" te tejkaluar,jo vetem sepse kemi mbi 35 vite emigrim........ re imazheve,jo te gjithe te rinjte tane jane me mjekra,te tille jane ne pakice ! Qytetari

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        sa PIKE na dha Associated Press ne Finale? ....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fieraku

          Disajnimi i Veshjes nuk me Peqeu Fare.......mbase jame "Gabim"!!!!!!!!!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexuesi

            Mjaft me me muzike primitive! Beni muzike, jo zhurme dhe uluritje gjoja tradite e mykur!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje