Alis Kallaçi ka shkëlqyer në finalen e Eurovizionit që po mbahet në Vjenë të Austrisë me këngën e tij ‘Nan’, një baladë prekëse, kushtuar lidhjes së thellë midis nënës dhe fëmijës, temë universale që rezonon fort me eksperiencën shqiptare të emigracionit dhe mallit.
Këngëtari ka kënduar i pesti në radhë, i shoqëruar edhe nga aktorja e madhe, Rajmonda Bulku duke i dhënë këngës një dimension tjetër artistik dhe duke prekur zemrat e të pranishmëve në skenën e “Wiener Stadthalle.”
Kënga “Nân” e kompozuar dhe me tekst nga vetë Alis bashkë me Desara Gjini, prodhuar nga Erjet Barbullushi, u interpretua me vokale të pastra, intensive dhe një prezencë skenike të mprehtë, duke përfshirë elemente dramatike që theksuan emocione si nostalgjia, pritja dhe forca e lidhjeve familjare.
“Ta dish se nana po ju pret / E nana ju po ju përcjell…” – vargjet e këngës janë bërë menjëherë virale, që prej mbrëmjes së gjymsëfinales së dytë të së enjtes duke prekur zemrat e shumë teleshikuesve duke qenë një ndër këngët më të klikuara në YouTube-in e Eurovizionit.
“Nân” konsiderohet nga shumë fansa si një nga këngët më autentike dhe emocionale të këtij edicioni, duke sjellë në skenën evropiane një histori që kalon kufijtë kulturorë. Alisi e përmbylli performancën e tij me gegnisht, pra me fjalët "Ju dua shumë, falemnders!".
Si të votoni për Alis (Kodi 05)
Rregullat e votimit janë të thjeshta dhe lejojnë deri në 10 vota për person. Dritarja e votimit hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të mbetet e hapur gjatë gjithë performancave LIVE, duke u mbyllur rreth 40 minuta pas këngës së fundit. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse në Eurovizion 2026 kanë të drejtë vote, përfshirë ato që nuk u kualifikuan në finale.
Për shqiptarët në diasporë (Votim me SMS):
Nëse jetoni në shtetet e mëposhtme, klikoni mbi lidhjen përkatëse për të gjeneruar automatikisht SMS-në e votimit për Alisin (Kodi 05):
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1004&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=9450&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=6015&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=17500&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=666777&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=5511&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=9061113&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1212&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=15415&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=173005&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=72121&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=95100&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=99599&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=54222&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=4754750&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1897&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=506157&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=14741&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=26900&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=74555&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1399&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1557&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=72211&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=377&msg=05
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=7576&msg=05
Një spektakël për 70-vjetorin jubilar
Sonte nuk pritet vetëm një garë këngësh, por një shfaqje kolosale që feston 7 dekada histori muzikore. Publiku do të mahnitet që në hapje, teksa “varka ikonike prej letre” e JJ-së — fituesit austriak të vitit 2025 me “Wasted Love” — do të bëjë udhëtimin e saj përgjatë Danubit për të mbërritur në Vjenë. Vetë JJ do të performojë “Mbretëresha e Natës”, në një ndërthurje mjeshtërore të vokalit të tij me elemente nga Mozarti, i shoqëruar nga mbi 40 kërcyes dhe akrobatë, përpara se 25 finalistët të parakalojnë në Paradën tradicionale të Flamujve.
Gjatë minutave të votimit, nostalgjia do të pushtojë arenën. Në segmentin e quajtur “Festim!”, legjenda të Eurovizionit si Lordi, Verka Serduchka, Alexander Rybak, Ruslana, e të tjerë, do të sjellin hitet e tyre ikonike. Nata do të kulmojë me ikonën austriake të elektro-swing, Parov Stelar, dhe legjendën César Sampson, i cili do të performojë një version plot shpirt të klasikës “Vienna” nga Billy Joel.
Votimi Online për “Rest of the World”
Mjafton të aksesoni platformën zyrtare www.esc.vote për të dhënë votën tuaj. Për këto shtete, dritarja e votimit është e hapur edhe përpara nisjes së shfaqjes, duke dhënë një mundësi të artë për t’u organizuar që herët.
Ashtu siç është traditë për ngjarjet e mëdha muzikore evropiane dhe kombëtare, për publikun vendas spektakli do të vijë drejtpërdrejt në ekranet e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë dhe përmes valëve të Radio Tirana.
Renditja e performancave në Finalen e Madhe
Për ata që do të ndjekin me vëmendje garën nga fillimi në fund, ja si paraqitet radha e ngjitjes në skenë e 25 finalistëve:
Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Gjermani: Sarah Engels – Fire
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Australi: Delta Goodrem – Eclipse
Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
A.K./TemA
Pse ne thonjeza spektakolare?! Ishte spektakolare.
Ça skandali më Eurovizion! Izraeli na dha 1 pikë kurse Italia na dha 0 pikë. Kurse Kroacia i dha 12 pikë Serbisë. Gjynah se Rama sikur është " bythë e brekë" me Melonin. E po ashtu kemi koalicion ushtarak me Kroacinë dhe Kosovën aq sa u alarmua edhe Serbia. Po ashtu para ca kohësh Rama vajti edhe në Izrael dhe foli në parlament atje. E kuptoni tani rezultatin e propagandës së një kllouni politik siç është Rama? Muzika normalisht shërben për t'i bashkuar popujt dhe sigurisht duhet të ketë edhe një farë respekti, e po ashtu vlerësimi për performancën, për këngën, jo vetëm për vendin. Pra si përfundim: Ose festivali më RTSH nxjerr këngë fituese mediokre pa vlerë, ose Rama dhe qeveria e tij e korruptuar dhe servile ndaj ndërkombëtarëve është reklamë negative për Shqipërinë në Europë. Kështu nuk vihet në Europë.
Faleminderit jo falemners si ajo që ju flet kecave gegnisht