Eurovizion 2026/ Rajmonda Bulku: Ndihem e përfaqësuar në rolin e nënës shqiptare

16 Maj 2026, 20:25Kulturë TEMA
Eurovizion 2026/ Rajmonda Bulku: Ndihem e përfaqësuar në rolin e

Pak orë përpara Finales së Madhe të Eurovision 2026, aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka ndarë emocionet e saj në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar. E pranishme në rolin e nënës shqiptare në performancën e këngës “ Nân”, përkrah Alis Kallaçit, Bulku u shpreh se ndihet e nderuar të jetë pjesë e kësaj skene.

Aktorja shtoi se ky rol është një përjetim unik, i ndryshëm nga filmi apo teatri, dhe se e sheh si një mrekulli që i është dhënë mundësia të përfaqësojë nënën shqiptare në një skenë kaq të madhe.

Provat janë të shumta, ndonjëherë të lodhshme, por harrohen në momentin që je në skenë. Sot është një ditë që ndjehemi të gjithë të çlodhur, mbas një dyjavëshi shumë të lodhshëm, çuditërisht, kjo ka të bëjë me emocionin e bukur që të jep skena. Unë do e përjetoj shumë bukur sepse është një skenë që filmi apo teatri nuk të ofron dot dhe është si ajo që kurrë mos thuaj kurrë, më ndodhi kjo mrekulli. Falënderoj si Alisin edhe televizionin që më bënë pjesë, Televizionin Shqiptar dhe që më mbushën dhe mendjen Eni dhe Ervjola dhe këtu jam për të bërë më të mirën time. Jam në skenë për të qenë nëna e atij zëri të bukur dhe për të qenë nëna e të gjithë shqiptarëve, e njësuar me të gjitha gratë, me gjithë nënat shqiptare që nuk i kemi fëmijët afër, mund t’i kemi shumë mirë aty ku janë dhe të kenë jetë aty ku janë, por derisa i ke larg, shpirti të pikon lot çdo ditë”, u shpreh Bulku.

Ajo i ftoi të gjithë shqiptarët të ndjekin performancën dhe të votojnë Alis me kodin 05.

Uroj që ta ndiqni, ta ndiqni, të merrni emocion edhe t’ju mbushen sytë me lot është e bukur, dhe të votojmë Alisin numrin pesë”, tha aktorja e njohur.

Finalja e Eurovision 2026 pritet të sjellë emocione të forta, ndërsa Shqipëria garon me këngën “Nân”, e cila ka tërhequr vëmendjen për mesazhin e saj të fuqishëm dhe interpretimin artistik. Për publikun shqiptar, nata finale e Eurovsion do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.

A.K./TemA

6 Komente

  1. M
    Muci, diplomat karriere dhe prozator i afirmuar

    Eurovizioni eshte nje performance qe duhet ndaluar me dekret nderkombetar, cdo gje eshte e shthurur, nuk ka me vije melodike, u zhduken ato kenget e bukura te viteve 70 - 90, tashti shkon edhe kjo idiotja sikur te jete teater, turp

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      70-90? O vllai je ne 2026, ec me hapin e kohes. Edhe pak do na ktheni ne 30-40 ????????????????

      Përgjigjjuni
    2. .
      ...

      O pika ty mu ne...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mira

        Nenat shqiptare nga femijet e tyre niper dhe mbesa thirren nene,nona,mama,nenoke ... por nan se di shqip apo anglisht

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taipi

          Nga. qe. Ke vuajtur shume. si. gjithe. nenat shqiptare

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dire Straits..//;;''\\'';;//..;;;

            Ilustrim I mrekullueshem I punes titanite I dr pr Sali Berishes ne drejtim te formimit te njeriut DEMOKRAT. Pr dr Sali Berisha jo vetem qe e nxori vendin nga llumi komunist ku ishte zhytur, por me nje pune vigane prej mbinjeriu arriti qe nga radhet e njerzve komuniste te mare ata me te miret dhe si ai guregdhendesi I apasionuar, me durim dhe dashuri gdhendi tek ish komunistet e mire, LINJAT E PE SHLYESHME DEMOKRATIKE, linja te cilat jane te qarta tek gjithe elita e DEMOKRAClSE Shqiptare duke filluar nga dr pr Berisha e deri tek kjo zone e nderuar dhe e dashur ne te dy regjimet per popullin ne saje te sakrificave sublime qe dr Berisha dhe zonja ne fjalja kane bere.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje