Arti humbi sot një ndër njerëzit më të shquar. Shyqyri Sako, piktori i shquar me 50 vite krijimtari, u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Artisti dhe piktori Shyqyri Sako ka krijuar një pjesë të madhe të koleksionit të afisheve të filmit, pjesë e trashëgimisë së Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit.
Viti i prodhimit: 1977, realizuar nga ish-Kinostudioja "Shqipëria e Re". Me regji të Xhanfise Keko, e njohur si regjisorja më e shquar shqiptare për filmat e fëmijëve, shkruar nga shkrimtari i njohur Nasho Jorgaqi, vepra grafike në poster është realizuar nga piktori i filmit Shyqyri Sako.
Sako studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi. Ai u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio, ku mori pjesë si piktor i filmit në realizimin e filmit të tij të parë “Detyrë e posaçme” dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit Plumba prej plasteline në vitin 1997, kur doli në pension.
Sako u nderua me medaljon në festivalin e 4-rt të filmit shqiptar për punën e tij me dekoret e rekuizitat në filmin ¨Mësonjëtorja¨.
Filmi trajton historinë e një grupi fëmijësh patriotikë në qytetin e Beratit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi ushtria pushtuese gjermane u merr fushën e futbollit për ta kthyer në kamp ushtarak, Tomka (luajtur nga Enea Zheku) dhe shokët e tij nisin të organizojnë aksione spiunazhi dhe sabotimi kundër tyre.
Lini një Përgjigje