Qeveria shqiptare ka bërë gati një reformë rrënjësore për tregun e filmit dhe medias në vend, duke synuar të zëvendësojë ligjin e vjetër të vitit 1996 me një kuadër të ri normativ që i përgjigjet epokës digjitale. Projektligji i ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i propozuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sjell për herë të parë instrumente të fuqishme ekonomike për të tërhequr produksionet e huaja, si dhe një transformim total të institucioneve aktuale.
Dokumenti zyrtar, i cili pritet të kalojë për shqyrtim, e zgjeron fushën e veprimit përtej filmit tradicional, duke përfshirë tashmë serialet, platformat digjitale (OTT), formatet hibride dhe videolojërat.
Në relacionin shpjegues të projektligjit theksohet domosdoshmëria e kësaj ndërhyrjeje:
“Në një kontekst global ku dinamika teknologjike, ekonomike dhe kulturore ka rimodeluar mënyrat e prodhimit, nevoja për një kuadër ligjor modern shfaqet si një kërkesë e domosdoshme strategjike. Projektligji kalon nga një model tradicional mbështetjeje drejt një vizioni të integruar që përfshin të gjithë spektrin e krijimtarisë audiovizuale.”
Rimbursim 35% për xhirimet e huaja në Shqipëri
Një nga risitë më të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi është aplikimi i skemës së rimbursimit (cash rebate). Për të konkurruar me vendet e rajonit si Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat prej vitesh thithin miliona euro nga produksionet ndërkombëtare, Shqipëria do të ofrojë një normë rimbursimi shumë të favorshme.
Sipas projektligjit, producentëve vendas dhe të huaj do t’u kthehet mbrapsht një pjesë e konsiderueshme e parave që shpenzojnë në vendin tonë.
“Parashikohet skema e rimbursimit të shpenzimeve (cash rebate), me normë rimbursimi 35% të shpenzimeve të kualifikuara të kryera në territorin e Republikës së Shqipërisë, me auditim të detyrueshëm. Ky mekanizëm synon të stimulojë investimet private dhe të pozicionojë Shqipërinë si një destinacion konkurrues.”
Kjo lëvizje pritet të gjenerojë jo vetëm vende të reja pune për stafet teknike e logjistike shqiptare, por do të nxisë edhe të ashtuquajturin “film-induced tourism” (turizmin e nxitur nga filmi), duke kthyer peizazhet shqiptare në atraksione globale.
Shkrihet QKK, krijohet agjencia e re dhe “Film Commission”
Reforma parashikon një shkundje të plotë institucionale. Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) do të transformohet në Agjencinë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit (AKKA). Ndryshe nga QKK-ja, e cila kishte një drejtim të centralizuar, AKKA do të ketë një qeverisje kolegjiale përmes një Këshilli Drejtues.
Për të thjeshtuar burokracinë dhe për t’i ardhur në ndihmë investitorëve të huaj, brenda AKKA-s do të ngrihet Komisioni Shqiptar i Filmit (Albanian Film Commission). Ky komision do të funksionojë si një zyrë me ndalesë të vetme (one-stop shop), që do të koordinojë marrjen e lejeve, gjetjen e lokacioneve dhe lehtësimin e procedurave doganore e logjistike.
Për rolin e ri të institucioneve, relacioni sqaron:
“AKKA konceptohet si një institucion publik me kompetenca të zgjeruara për hartimin dhe zbatimin e politikave, mbështetjen financiare dhe certifikimin e shpenzimeve. Ajo do të shndërrohet në një instrument efektiv të politikës publike, duke u harmonizuar me modelet e konsoliduara evropiane të Francës dhe Italisë.”
“Albafilm” kthehet në “Production Hub” dhe Regjistri Kombëtar
Një tjetër pikë kyçe është e ardhmja e shoqërisë aksionere shtetërore “Albafilm” sh.a. Aksionet e saj do t’i kalojnë 100% AKKA-s, ndërsa vetë kompania do të rikonceptohet duke u kthyer në një qendër të integruar prodhimi dhe shërbimesh teknike (production hub).
Për të garantuar transparencë dhe për të ulur informalitetin, tregu do të pajiset për herë të parë me një Regjistër Kombëtar të Sektorit Kinematografik dhe Audiovizual. Çdo subjekt që operon në këtë fushë – shtëpi diskografike, prodhues, distributorë dhe rrjete kinemash – do të duhet të regjistrohet në këtë platformë të re.
Zhvillimi i sektorit nuk do të jetë më i fragmentarizuar. Qeveria do të miratojë një Program Kombëtar 4-vjeçar, i cili do të përcaktojë vizionin afatgjatë dhe buxhetin për prodhimet, duke synuar integrimin përfundimtar të industrisë shqiptare në rrjetin e fuqishëm evropian dhe global.
A.K./TemA
na keni rrujt karin me kete blend gonxhen si me qene vllai meros
keto jane budalliqe boshe.po te kishin rujt kinostudion megjith hapsirat e medha do ishte e mundur te bente revolucion ne kinematografi. ja falen kokdhimes ndroqit e sandrit dhe tani do behet lagje me pallate. kto qe fliten jane rrena.
I thoni qeverise shqiptare : ku vajti gjithe pasuria e kinostudios "Shqiperia e Re" dhe televizionit shqiptar RTSH, se shikoj per dite copa filmime me emer dhe mbiemer te njejte ne rrjetet sociale qe i kane vjedhur dhe perfitojne miljona e askush nuk ndihet. Edhe fotot po keshtu. Kush jane keta njerez qe nuk e çajne bythen fare?! Do buzeqeshja po te thosha çfare ben SPAK- qe na poftisi Ameriqia qe po na shkaterron perfundimisht me keq se ata qe u thoshnim armiq apo agjensi te huaja ! Prokuroret tane , çoban me dhene qe u mesuan nga zhurma e plepave dhe gjyqtaret tane, qofshin dhe çame qe e kane hale ne fyt Greqine, por mbajne pasaportat e saj si Bani me shoke ! E zeza Shqiperi ç'te gjeti, ndaj kemi ikur se nuk e durojme dot ta shohim ashtu. Me mire ta konsiderojme veten pa Atdhé, pa Republike, vetem te besojme se majmuni antropomorfe qe beri shqiptaret paska qene i veçante ne gjithe kete bote !