Gonxhja: “Otello” ngjitet në skenë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në Teatrin Kombëtar

16 Maj 2026, 10:38Kulturë TEMA
Gonxhja: “Otello” ngjitet në skenë si një nga

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:

“OTELLO”, suksesi i radhës në skenën e Teatrit Kombëtar!

Një nga tragjeditë më të fuqishme të William Shakespeare vjen në “ArTurbina”, nën regjinë e Qëndrim Rijanit, duke sjellë një interpretim bashkëkohor të dramës së pushtetit, xhelozisë, dashurisë dhe manipulimit.

Me përkthimin monumental të Fan Nolit dhe një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, “Otello” ngjitet në skenë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në Teatrin Kombëtar.

Në role interpretojnë: Arben Derhemi, Lulzim Zeqja, Linda Jarani, Donald Shehu, Luli Bitri, Viktor Zhusti dhe shumë artistë të tjerë!

A.K./TemA

1 Komente

  1. T
    Top

    Nuk e di ne çfare gjuhe e kendonte pasi une nuk kuptova asgje , çfare do te thote NAN ne frengjisht i thone Xhuxh....ne shqip ?. E dyta , pasi e perktheva nga angjishtja , kenga bente fjale per emigracionin , ajo gruan e veshur me kostum popullor ç'lidhje kishte , pasi nese tema eshte e sotme ku emigracioni eshte plage , une nuk kam pare qe nenat sot te jene nje veshje te tille , dhe me keq nuk e di kush ishte kjo aktore nuk kishte fare levizje skenike ku duhet mes miri ta luante nje ballerine. Kenga dhe mis a skena s'kishin lidhje fare . A do ta pranone Italia qe ne eurovision te kendonte nje italian nga nga Bari te kendonte ne dialekti barez ku vete italianet nuk e kuptoni . Asnjehere. Dialekti perdore te krahina , kur perfaqesone nje shtete perdoret gjuha e shtetit qe ju perfaqesoni . Me nje kryeminister qe nuk qendrone ne Shqiperi , kuptohet debilizma te tilla nuk Kane per te mbaruar. Djali eshte talent dhe i uroje suksese por kjo kenge nuk perfaqesone Shqiperine . ,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje