Piktori i mirënjohur Sali Shijaku, në vitin 1974 shpalosi në ekspozitën kombëtare tablonë, “Zëri i Masës”, pikturë që ndodhet sot në Galerinë e Arteve të Bukura
"Zëri i masave” është një nga veprat më të njohura të realizmit socialist.
Në fakt, çfarë e ka ngacmuar Sali Shijakun për të bërë atë tablo? Kjo del nga vetë tabloja, po të kthehemi pas në kohë në atë vit.
Vepra përfaqëson një moment kyç të propagandës dhe estetikës zyrtare të kohës, ku arti vihej plotësisht në shërbim të ideologjisë komuniste.
Pasqyrimi i parimit ideologjik të "lidhjes së partisë me masat" dhe kontrollit punëtor e popullor mbi jetën sociale e politike të vendit.
Piktura ndërtohet mbi figura monumentale njerëzore, tipike për stilin e Shijakut, duke krijuar një ndjesi force, gjallërie dhe vendosmërie kolektive.
Studiuesit e artit kanë vënë re paralelizma apo huazime formale kompozicionale mes kësaj tabloje dhe kryeveprave të artit botëror, siç është "Las Meninas" e Diego Velaskesit.
Edhe pse e ngarkuar me elemente të pastra të realizmit socialist, vepra vlerësohet për mjeshtërinë e lartë teknike, përdorimin e dritëhijes dhe aftësinë e autorit për t'i dhënë jetë dhe emocion njerëzor personazheve përtej kornizës së ngurtë propagandistike.
Sot, kjo pikturë analizohet nga historianët e artit si një dëshmi e rëndësishme e trashëgimisë vizuale dhe e periudhës së mega-propagandës shtetërore në Shqipëri.
Las meninas?! kafshe, paçavuret e realizmit socialist thuaj, facebooku, social media, po ato jane "zeri i mases" sote jo gjigandja Las meninas
Kush vazhdon te ekspozoje keto pacavure te propagandes se ndyre te diktatures se komunizmit.Kush fshihet tek Tema si nostalgjiku pervers i kesaj diktature te ndyre.
Kane kaluar 36 vjet nga rrezimi i diktatures. Ku i ke pikturat me skafiste, viza fallco, prostituta, kioska, prerje pyjesh e hedhje plehrash neper lumenj, konflikte pronash mes vellezerish e komshinjsh, shitje fabrikash per skrap e vjedhje kapakesh pusetash, trafikante droge ne Dubai e Amerike Latine, mjekesh e zyrtaresh me valixhe me euro ne shtepi qe ua vjedh pastrusja, vrasje kamarieresh per nje fjale goje, shtypje femijesh me makina model i fundit, surrate te shperfytyruar nga botoksi dhe alienimi nga shoqeria dhe vetevetja?
Mjere ku eshte katandisur mendesia post socialiste. Meskin,kritizer,me mendime te vockla, pa horizont, shterpa dhe pa kulture. Piktura eshte nje pjese e artit qe "Flet" me ngjyrat,personazhet, flet ne ,ambjentin ku vendoset, me shprehjet ne fytyre, me veshjet bashkekohore , me vendosjen e pjeseve te ndryshme te trupit,nepermjet ambjentit ku vendosen njerzit dhe bashkpunimin midis tyre. Piktura si dhe historia e shkruar pasqyron nje epoke ,eshte pjese e historise,eshte vlere,percjell tek brezat epoken dhe gjykon sipas epokes dhe nuk gjykon sic mund te vijne ne epoka te tjera mendesi idiote qe duan te ulin vlerat...ose te gjykojne sipas epokes qe jetojne!
Çdo shoqëri bën propagandë nëpërmjet artit për ato ide a vyrtyte që vlerëson më shumë. Legjenda e Doruntinës apo Ago Ymerit a nuk propagandon besën? Po shumë këngët popullore a nuk propagandojnë trimërinë, mbrojtjen e atdheut? Nëse do të njohësh çfarë vlerëson një shoqëri, shiko idetë që ajo shpalos nëpërmjet artit të saj. Vetëm Big B. e sotëm nuk e gjej dot se ç’kërkon të tregojë.