“Një lodhje e shpërblyer!”/ Eni Vasili: Nân dhe Alis nesër në finale për shkak të talentit dhe përkushtimit. Pas performancës së tij ka një punë kolosale

15 Maj 2026, 14:09Kulturë TEMA
“Një lodhje e shpërblyer!”/ Eni Vasili: Nân dhe Alis

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar Eni Vasili e cilëson një lodhje të shpërblyer kalimin në finalen e Eurovision Song Contest të përfaqësuesit të Shqipërisë Alis me këngën Nân.

Në një postim në rrjetet sociale një ditë pas gjysmëfinales, Vasili shprehet se Nân dhe Alis janë nesër në finale për shkak të talentit dhe përkushtimit që ky këngëtar i ri i ka dhënë këngës dhe performancës së tij që nga dhjetori i vitit të kaluar në festivalin e këngës e deri sot. Ajo thekson se pas performancës së Alis ka një punë kolosale në të gjitha detajet. Ndërsa për praninë e ikonës së skenës dhe kinematografisë shqiptare Rajmonda Bulku, Vasili thotë se i shtoi shumë shije interpretimit të Nân.

“Dy fjalë për nesër. Nan dhe Alis janë nesër në finale për shkak të talentit dhe përkushtimit që ky këngëtar i ri i ka dhënë këngës dhe performancës së tij që nga dhjetori i vitit të kaluar në festivalin e këngës e deri sot. Thënë kjo, dua të veçoj punën dhe përkushtimin e stafit të RTSH, një grupi të vogël njerëzish me zemër të madhe e përkushtim për punën. Pas performancës së Alis në Eurovision ka një punë kolosale që nis një ditë pas përfundimit të festivalit të këngës, përgatitja për në stage të Eurosong është një super sfidë që nga procedurat, te standardizimi i këngës, prodhimi i videove, kostumeve, realizimi i turit e deri te kurimi i çdo detaji skenik. Një bravo për ta. Një lodhje e shpërblyer.

P.S. Prania e ikonës së skenës Rajmonda Bulku i shtoi kaq shumë shije interpretimit të Nan dhe kimia me Alis Kallaci ishte kaq e bukur”, shprehet drejtoresha e RTSH Eni Vasili.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENI VASILI (@enivasili)

Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës. Alis ka fituar zemrat jo vetëm të shqiptarëve anë e mbanë botës, të cilët e kanë mbështetur në rrjetet sociale dhe kudo, por edhe të publikut të huaj dhe kalimi në Finalen e Festivalit Europian është mëse e merituar.

- RTSH-

2 Komente

  1. A
    ARMANDA

    Kjo foto tregon gjithcka. Drejtoresha ne mes , thua se kendoi ajo. Perdorimi i pushtetit ne kulmin e tij! Alis duke u perpjekur mos behet pis, por nga ana tjeter i duhet mbeshtetja finaciare e RTSH dhe e di qe nuk ben dot ndryshe. Nga ana tjeter Bulku artiste e madhe padiskutim, por shume e vogel si antare e keshillit drejtues, e vogel sa te gjithe anetaret e tjere qe heshtin perpara zullumeve te Eni Vasilit. Kjo foto perfaqeson me se miri se ku jane vlerat dhe kush do qe ti rrembeje!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katastrofe

      Nuk e di ne çfare gjuhe e kendonte pasi une nuk kuptova asgje , çfare do te thote NAN ne frengjisht i thone Xhuxh....ne shqip ?. E dyta , pasi e perktheva nga angjishtja , kenga bente fjale per emigracionin , ajo gruan e veshur me kostum popullor ç'lidhje kishte , pasi nese tema eshte e sotme ku emigracioni eshte plage , une nuk kam pare qe nenat sot te jene nje veshje te tille , dhe me keq nuk e di kush ishte kjo aktore nuk kishte fare levizje skenike ku duhet mes miri ta luante nje ballerine. Kenga dhe mis a skena s'kishin lidhje fare . A do ta pranone Italia qe ne eurovision te kendonte nje italian nga nga Bari te kendonte ne dialekti barez ku vete italianet nuk e kuptoni . Asnjehere. Dialekti perdore te krahina , kur perfaqesone nje shtete perdoret gjuha e shtetit qe ju perfaqesoni . Me nje kryeminister qe nuk qendrone ne Shqiperi , kuptohet debilizma te tilla nuk Kane per te mbaruar. Djali eshte talent dhe i uroje suksese por kjo kenge nuk perfaqesone Shqiperine . ,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje