"Poezia është këngë dhe kënga nuk është as diskurs dhe as shpjegim" shkruante poeti i madh Octavio Paz. Pohim që gjen më së miri vend në frymën dhe thelbin e vargjeve të poetit Preç Zogaj.
Në interpretimin e aktoreve të mirënjohura Luiza Xhuvani, Yllka Mujo dhe Elia Zaharia, të shoqëruara nga muzika e Frederik Ndocit, publiku përjetoi një udhëtim emocional në universin poetik të Preç Zogajt një univers i mbushur me reflektim, mall, dashuri dhe kërkim të vazhdueshëm ekzistencial.

Kjo mbrëmje poetike kushtuar një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe bashkëkohore, bëri bashke më 13 maj, në Teatrin Eksperimental figura të shquara të artit si Alfred Trebicka, Pashk Përvathi, Kujtim Çashku, Mevlan Shanaj, Arben Kumbaro, Rudolf Marku, Natasha Lako etj. Po ashtu pjesë e eventit ishin dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi dhe Neritan Ceka.

Recitali “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” solli një përzgjedhje të poezive nga përmbledhja me të njëjtin titullnjë botim jubilar nga UET PRESS që përmbledh mbi katër dekada krijimtari poetike.
Një moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje është edhe interpretimi i këngës së dashur “Sytë e tu”, me tekst të vetë autorit, që i shton ngrohtësi dhe ndjeshmëri këtij takimi mes poezisë dhe muzikës.
*Ky recital u mundësua nga UET PRESS, Instituti PASHKO, Tirana College of Technology, Akademia e Studimeve Shqiptare, Agna Group, Hotel Vlora Priam.
/mapo/
Prec Zogaj nuk mund te konsiderohet krenari shqiptare, e di vete ai pse!