Pas një hapjeje spektakolare të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest të martën, festa muzikore rikthehet sonte në Wiener Stadthalle me stacionin e saj të radhës: gjysmëfinalen e dytë.
Nën drejtimin e prezantuesve Victoria Swarovski dhe Michael Ostrowski, 15 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Alis, do të luftojnë për 10 vendet e mbetura në Finalen e Madhe të së shtunës. Kjo finale do të përcaktojë përfundimisht se ku do të udhëtojë trofeu dhe organizimi i festivalit në vitin 2027.
Vlerësime maksimale për Alis nga mediat ndërkombëtare
Pritshmëritë për përfaqësimin shqiptar janë të larta. Kënga “Nân” dhe interpretimi i Alis janë vlerësuar gjerësisht edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga performancat më të forta, më emocionale dhe se vokali i tij është thjesht i shkëlqyer. Ky vlerësim u përforcua edhe gjatë provave gjenerale të së mërkurës.
Udhëzuesi i votimit, si të mbështesim Shqipërinë?
Për shkak të rregullores së Eurovizionit, publiku brenda territorit shqiptar nuk mund të votojë për shtetin e tij. E gjithë vëmendja dhe shpresa për kualifikim mbetet te votat e shqiptarëve në diasporë. Televotimi dhe juritë kontribuojnë në mënyrë të barabartë (50/50) në rezultatin përfundimtar.
Rregullat dhe oraret për Kodin 13
Për të votuar për Alis, duhet të dërgoni SMS me tekstin: 13 në numrat përkatës të shtetit ku jetoni.
Dritarja hapet menjëherë pas performancës së fundit (sipas skaletës, rreth orës 22:30 – 22:45) dhe qëndron e hapur për vetëm 15 minuta. Votat jashtë këtij orari nuk llogariten.
Çdo numër celulari mund të dërgojë deri në 10 SMS.
Linqet e drejtpërdrejta të votimit sipas shteteve
Për shtetet pjesëmarrëse në këtë gjysmëfinale, si dhe për disa nga shtetet kualifikuara automatikisht (Franca, Austria), votimi mund të bëhet direkt duke klikuar në linqet e mëposhtme, të cilat gjenerojnë automatikisht SMS-në e duhur në telefonin tuaj:
Zvicër: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=377&msg=13
Francë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=72121&msg=13
Austri: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=09010502513&msg=13
Norvegji: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=26900&msg=13
Danimarkë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1212&msg=13
Çeki: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=9061113&msg=13
Rumani: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1399&msg=13
Bullgari: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=17500&msg=13
Qipro: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=5511&msg=13
Letoni: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1897&msg=13
Armeni: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=1004&msg=13
Azerbajxhan: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=9450&msg=13
Maltë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=506157&msg=13
Ukrainë: Kliko për të dërguar SMS (Kodi 13)
https://www.t2ll.com/auth/sms-redirect?phoneNumber=7576&msg=13
Platforma Online për shtetet e tjera
Për të gjithë shqiptarët që jetojnë në shtete që nuk marrin pjesë në Eurovizion, apo në shtete specifike si Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Luksemburgu, votimi kryhet përmes internetit.
Mjafton të aksesoni platformën zyrtare www.esc.vote.
Për të sjellë atmosferën e plotë të Vjenës në çdo shtëpi shqiptare, Radio Televizioni Shqiptar ka përgatitur një program “Prag- Eurovizion”, të dedikuar nën drejtimin e moderatorëve Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi. Transmetimi i drejtpërdrejtë mund të ndiqet në:
Të shtunën, më 16 maj, zhvillohet Finalja e Madhe, ku 20 shtetet e kualifikuara nga gjysmëfinalet do t’u bashkohen 5 vendeve finaliste të përhershme (Big 5) dhe shtetit mikpritës.
Sonte do të performojnë 15 shtetet konkurruese, si dhe tre shtetet e kualifikuara automatikisht (Franca, Austria, Britania e Madhe), të cilat kanë edhe të drejtë vote në këtë gjysmëfinale.
1. Bullgaria – Dara – Bangaranga
2. Azerbajxhani – JIVA – Just go
3. Rumania – Alexandra Căpitănescu – Choke me
4. Luksemburgu – Eva Marija – Mother nature
5. Çekia – Daniel Zizka – CROSSROADS
***Franca – Monroe – Regarde!
6. Armenia – SIMÓN – Paloma Rumba
7. Zvicra – Veronica Fusaro – Alice
8. Qipro – Antigoni – Jalla
*** Austria – COSMÓ – Tanzschein
9. Letonia – Atvara – Ēnā
10. Danimarka – Søren Torpegaard Lund – Før vi går hjem
11. Australia – Delta Goodrem – Eclipse
12. Ukraina – LELÉKA – Ridnym
***Britania e Madhe – LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
13. Shqipëria – Alis – Nân
15. Norvegjia – JONAS LOVV – YA YA YA
A.K./TemA
Lini një Përgjigje