Gonxhja: Mbi 20,000 bileta të shitura për koncertin e shumëpritur të Kanye West në Shqipëri!

14 Maj 2026, 16:06Kulturë TEMA
Gonxhja: Mbi 20,000 bileta të shitura për koncertin e shumëpritur

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:

Mbi 20,000 bileta të shitura për koncertin e shumëpritur të Kanye West në Shqipëri!

Sot zhvilluam një takim koordinues me ekipin organizator Streetlife International dhe partnerin lokal Redcloud, ku diskutuam mbi planin e promovimit, organizimin logjistik dhe zhvillimin infrastrukturor të zonës ku do të ndërtohet stadiumi në Kashar, një zgjedhje e diktuar nga përmasat dhe kompleksiteti i veçantë i produksionit skenik, për të cilin po vijojnë përgatitjet teknike dhe organizative.

Krenarë për besueshmërinë që Shqipëria po përcjell gjithnjë e më shumë në tregun ndërkombëtar të eventeve dhe për interesin në rritje të artistëve dhe organizatorëve më të mëdhenj për ta parë vendin tonë si një destinacion të rëndësishëm në rajon.

A.K./TemA

1 Komente

  1. N
    Na ndyni dhe pamjen

    Or minister leshi, pjestar i haremit surrelas, e di ti , se kete kengetar e ka refuzuar bota, si antisemit, por kryeveziri tend, me njeqint surreter, i hap duett e vilajetit. Izraelitet e njihnin mire kete skuth, kur e priten me parlamentin bosh.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje