“Shëtitje pranverore” është një nga veprat ikonike të piktorit të njohur Bashkim Ahmeti. Piktura përfaqëson një periudhë të rëndësishme tranzicioni artistik, duke u krijuar në fund të viteve '80, në një kohë kur arti po përpiqej të shkëputej nga kornizat e ngurta të realizmit socialist.
Enver Hoxha dhe Ramiz Alia, diktatori dhe pasardhësi i tij shfaqen në një peizazh pranveror. Autori sikur ka profetizuar kalimin e stafetës nga Hoxha te Alia.
Ahmeti shquhet për një lidhje të ngushtë me peizazhet shqiptare, dritën dhe ngjyrat e ngjeshura mbi pëlhurë.
Vepra e tij bën pjesë në ciklet që dëshmojnë kalimin drejt një lirie të re ekspresive, pavarësisht temave ideologjike të kohës.
Pikturat e tij të kësaj periudhe mbajnë një ngarkesë emocionale të lartë përmes përdorimit të veçantë të dritëhijeve dhe motiveve të rigjallërimit. /MAPO/
Autori sikur ka profetizuar kalimin e stafetës nga Hoxha te Alia.????? Shikojeni mos ka ndonje lapsus ne shkrim, se nese piktura eshte bere ne fund te viteve '80 do te thote qe stafeta kishte kaluar nga Hoxha tek Alia