Mbrëmja e 12 majit në Teatrin Kombëtar i Operës dhe Baletit u shndërrua në një ngjarje të rrallë artistike, ku publiku pati mundësinë të përjetojë një premierë absolute të një prej veprave më të vështira dhe më të bukura të repertorit botëror për violinë.
Në skenë u ngjit violinisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami, i cili interpretoi të 24 kapriçiot për violinë solo të Niccolò Paganini, një cikël që konsiderohet si një gur themeli i virtuozitetit violinistik.
Papavrami solli një interpretim të plotë, ku çdo kapriço u shndërrua në një univers më vete. Kjo mbrëmje nuk ishte vetëm një koncert, por një përballje e drejtpërdrejtë me një nga kulmet e muzikës klasike, që rrallë interpretohet në tërësi në një skenë
Kjo kryevepër erdhi sërish mbrëmjen e 13 majit në orën 20:00, në të njëjtën skenë, duke ofruar një tjetër mundësi për të përjetuar magjinë e Paganini përmes mjeshtërisë së Papavramit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje