PIKTURA E DITËS: Portret i Vilson Kilnicës, dedikuar violinistit të shquar, Tedi Papavrami

13 Maj 2026, 13:33Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: Portret i Vilson Kilnicës, dedikuar violinistit

Piktura titullohet "Tedi" dhe është realizuar në vitin 1982, sipas teknikës vaj në karnavacë, nga Vilson Kilica. 
Tedi Papavrami në atë kohë ishte në hapat e parë të karrierës. Talenti i tij i rrallë spikati shpejt aq sa mbetet nga të paktët artistë, të cilit i është dedikuar një portret nga një prej piktorëve më në zë të kohës ende pa e nisur mirë karrierën si violinist.

Në librin “Fugë për Violinë”, botim i UET Press, Tedi Papavrami ka rrëfyer jetën e tij me detaje që në vitet e para të fëmijërisë dhe deri në vitin 2014 kur u publikua autobiografia e tij. 

Këto ditë violinisti Tedi Papavrami është dekuruar nga kryeministri Edi Rama me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.
Tedi Papavrami do të rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert më 12 dhe 13 maj në orën 20:00.
“24 Kapriçiot” nga Niçolò Paganini për violinë solo do të vijnë premierë absolute nën interpretimin e violinistit të njohur, Tedi Papavrami. /Mapo.al/

2 Komente

  1. K
    Korigjuesi (meqe "Realisti" nuk i pelqen robve)

    Piktura eshte realizuar ne 1882? Sa -100 vjet ka qene Tedi Papavrami atje? Lexojini njehere artikujt para se ti botoni aman. 1982...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vishja plot

      Korigjuesi Tedi eshte rreth 55 vjec tani, ne 1982 mund te kete qene 11. Per tu sqaruar eshte shprehja ne fund "do të vijnë premierë absolutet", hajde ta marresh vesh :)

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje