FOTOALBUM: Universiteti i Arteve feston 60-vjetorin, i pranishëm dhe Gonxhja

13 Maj 2026, 18:11Kulturë TEMA
FOTOALBUM: Universiteti i Arteve feston 60-vjetorin, i pranishëm dhe

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes: 

Në 60-vjetorin e Universitetit të Arteve, mes studentësh, artistësh, pedagogësh dhe personalitetesh të kulturës, për të nderuar historinë e një institucioni që për gjashtë dekada ka qenë jo vetëm shkollë arti, por edhe një hapësirë lirie, guximi dhe mendimi kritik në Shqipëri. Nga auditorët ku dikur lindi zëri i ndryshimit, tek brezat që kanë përfaqësuar Shqipërinë në skenat më prestigjioze të botës, ky jubile është dëshmi e rolit të rëndësishëm që Universiteti i Arteve ka luajtur në jetën kulturore dhe shoqërore të vendit.

Mirënjohje për pedagogët dhe mentorët që, pavarësisht sfidave të kohës, kanë mbajtur gjallë frymën e kësaj shkolle dhe kanë përcjellë te brezat e rinj traditën, pasionin dhe dashurinë për artin.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje