Kryeministri Edi Rama bëri sot një thirrje publike për mbështetjen e artistit Alis me këngën “Nan”, i cili do të garojë në Vjenë, ku zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Eurovision 2026.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama ka inkurajuar publikun që të votojë për Shqipërinë, për të mbështetur artistin shqiptar Alis.
“Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurovision, Alis, dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën dhe më gjerë”, shkruan Rama.
Rama bën thirrje që shqiptarët anembanë botës të votojnë numrin 13 duke publikuar edhe të gjitha kodet sipas shteteve dhe numrave të votimit.
Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Nan”, që sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi figurën e nënës në familjen shqiptare.
Shqipëria do të konkurrojë sonte së bashku me 14 shtete të tjera, mes tyre Bullgaria, Azerbajxhani, Rumania, Luksemburgu, Çekia, Armenia, Zvicra, Qiproja, Letonia, Danimarka, Australia, Ukraina, Malta dhe Norvegjia.
Publiku shqiptar jashtë vendit mund të mbështesë Alis me kodin 13, duke votuar gjatë kohës kur televotimi të shpallet i hapur në transmetimin e drejtpërdrejtë të gjysmëfinales. Ndërsa shqiptarët që jetojnë në vende jopjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit: esc.vote.
A.K./TemA
Kenga mbeshtetet nga ata qe e pelqejne , nese u ben thirrje shqiptareve ne bote te mbeshtesin kengen shqiptare , edhe nese nuk e pelqejne , atehere je njelloj si shtetet skandinave , apo ish-ruse , qe kur votojne ne Eurovision thone :.....12 pike shkojne per fqinjin tone te dashur xxxxxx"
Munde te jeté muzikant shume i mire por per kenge ne Live joooo , une jam shqiptar dhe nuk kuptoje asnje fjale se çfare ai thote . ( Nan ) çfare do te thote ne çfare gjuhe eshte... Do ishte mire qe kenga te shoqerojesh me perkthime ne shqip ..