Eurovizioni 2026/ Alis "ndez skenën" në Vienë

14 Maj 2026, 22:22Kulturë TEMA
Eurovizioni 2026/ Alis "ndez skenën" në Vienë

’Eurovision Song Contest 2026’ ka hyrë në fazën më emocionuese, ndërsa Shqipëria vjen me pritshmëri të larta për përfaqësimin e saj.

Shqipëria përfaqësohet nga  këngëtari Alis Kallaçi me këngën “Nân”, e cila u interpretua e 13-ta në renditje mbrëmjen e sotme.

Ai performancën e tij "live" tani, e mbylli me një "falemnderit" në shqip.

Kënga shqiptare ka marrë vëmendje pozitive pas provave zyrtare në skenën e Eurovizionit, ndërsa mediat ndërkombëtare të festivalit e kanë përfshirë Shqipërinë mes vendeve që mund të surprizojnë në votime.

A.K./TemA

1 Komente

  1. _
    _

    S'do kualifikohemi nē finalen e sē shtunēs.Ka vite qē muzika jonē nuk i pērshtatet muzikës botērore.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje