Me shumë emocion dhe pritje, finalja e madhe e Eurovision po afrohet! Renditja e pjesëmarrësve është publikuar, ndërsa Shqipëria, përfaqësuar nga Alis, do të ngjitet në skenë i pesti për të performuar “Nân”.
Me një interpretim vokal të fuqishëm dhe thellësisht emocional, Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën e shumëpritur të së shtunës.
Gara e finales do të hapet nga Danimarka, ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli.
Finalja e Eurovision do të transmetohet drejtpërdrejtë për publikun shqiptar në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana.
Renditja e shteteve në natën finale:
01. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
02. Gjermani: Sarah Engels – Fire
03. Izrael: Noam Bettan – Michelle
04. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
05. Shqipëri: Alis – Nân
06. Greqi: Akylas – Ferto
07. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
08Australi: Delta Goodrem – Eclipse
09. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
10. Maltë: AIDAN – Bella
11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
15. Francë: Monroe – Regarde !
16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
18. Poloni: ALICJA – Pray
19. Lituani: Lion Ceccah – Sólo Quiero Más
20. Suedi: FELICIA – My System
21. Qipro: Antigoni – JALLA
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein
Në Finalen e Madhe, votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.
Nëse ndodheni në një vend jo pjesëmarrës, votimi online në esc.vote do të hapet në mesnatë dhe do të mbyllet kur fillon shfaqja live, për t’u hapur përsëri pak para se të interpretohet kënga e parë. Më pas do të mbetet e hapur gjatë gjithë shfaqjes live deri rreth 40 minuta pasi të jetë prezantuar kënga e fundit konkurruese.
A.K./TemA
Pse na e parakaluat ate dosen aty? Turp e zi.
Po vetem me vuajtje mbetet o derebardhe. Ndonje kenge pervec emigracionit a keni.
Alushi beri aq sa mundi me aq ze sa ka
E meriton Franca ose Australia ose Izraeli. Do e fitoje ndonje torollak me tuta ne skene.
Shtetet e vogla dhe te mesme votojne per njeri tjetrin. Shtetet sllave votojne per njeri tjetrin. Shtetet baltike votojne per njeri tjetrin. Shtetet skandinave ne veri po ashtu per njeri tjetrin. Kjo menyre votimi i le shtetet e medha europiane si Franca, Gjermania dhe Anglia, me gisht ne goje se nuk kane marredhenie shume te ngushta me nje shtet ne vecanti. Metode e keqe votimi.
E kane keq votimin. Nuk fiton as zeri as kenga me e mire. Vendet fqinje votojne per njeri tjetrin. Pse Greqia ja jep gjithmone Qipros fqinj dhe Izraeli ja jep shteteve qe i furnizojne arme. Zere pastaj ato skandinavet Suedi Norvegji Finlande qe nuk kane piken e turpit me miqesira.