Eurovizioni në krizë? Pesë vende bojkotojnë garën për shkak të Izraelit

15 Maj 2026, 10:10Kulturë TEMA
Eurovizioni në krizë? Pesë vende bojkotojnë garën

Edhe këtë vit Eurovisioni po shoqërohet me polemika të ashpra.

Pavarësisht se feston 70-vjetorin, festa është shoqëruar nga debati i fortë rreth pjesëmarrjes së Izraelit.

Teksa delegacionet janë mbledhur në Austri, pesë vende mungojnë: Islanda, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë vendosur të bojkotojnë evenimentin.

Polemika ka nisur që nga tetori 2023, kur qeveria izraelite filloi operacionin ushtarak në Gazë.

Gjatë edicioneve të fundit në Malmö (2024) dhe Bazel (2025), protestuesit anti-Izrael mbushën rrugët, ndërsa pjesëmarrësit izraelitë u shoqëruan me roje të armatosura.

Disa vende akuzuan se votimi publik u ndikua drejtpërdrejt nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe kanalet zyrtare të qeverisë, të cilat bënë thirrje publike për të votuar për këngën izraelite – një hap i pazakontë për një qeveri, transmeton BBC.

Në nëntor të vitit të kaluar, disa shtete u përpoqën të detyrojnë një votim për përjashtimin e Izraelit nga gara.

Pas dështimit të propozimit, u tërhoqën vende si Spanja (një nga mbështetësit më të mëdhenj financiarë të Eurovisionit) dhe Irlanda, shtatë herë fituese e garës.

Kjo situatë ka lënë fansat e Eurovisionit në një dilemë të vërtetë: mes dashurisë për spektaklin muzikor dhe shqetësimit për çështjet politike që e rrethojnë atë.

8 Komente

  1. ☆☆

    Ēshtē e vērtet qē kēnga e Shqipēris i kushtohet mbretēreshēs sē ndjerē Elisabeth II.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ?

      Cfare thua o derezi?

      Përgjigjjuni
      1. w
        wer

        bot

        Përgjigjjuni
      2. N
        Një teleshikues

        Në Eurovizion nuk fiton më prej vitesh kënga apo zëri më i mirë. Eshtë i gjithi politikë dhe miqësira. Në vend të këngëve shumë cilësore sic ishin me thënë të drejtën Franca dhe Australia që e kanë hak fitoren, do fitojë në fakt ndonjë dhjaks palaco si Greqia apo Qipro që tundin sumën në skenë dhe recitojnë si qukapik. Eurovizioni nuk është më art. Eshtë politikë dhe cirk.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fiu

          Cudi si nuk ka bojkotuar superfuqia Albanistan per vellezerit palestineze.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lushka

            Performanca jone dukej si kult per Rajmonda Bulkun

            Përgjigjjuni
            1. x
              xhoxhi

              Festivalet kanë katandisur mos më keq.Dalin në skenë të veshur mos më keq si të egër këngë mizerje që skanë asnjë lidhje me muzikën.Bota sot ska më moral vetëm imoralitet...

              Përgjigjjuni
              1. s
                suksese nga zemra!

                Kengetari, per te qene me afer permbajtjes, duhet te ish me ndjenjesor, duke ngritur, jo uluritur, tonet e kenges.kurse prezenca e nenes ne skene ishte goxha kaba.Do te ish me shume efekte,qe prtreti i saj te cfaqej nga larte ne forme ikone.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje