Akademia e Shkencave: Shqiptarët janë autoktonë!

16 Maj 2026, 18:30Kulturë TEMA
Akademia e Shkencave: Shqiptarët janë autoktonë!

Të dhënat gjenetike, tregojnë se shqiptarët janë autoktonë në trojet e tyre. Analizat e kryera nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim edhe me studiues të huaj konfirmojnë se popullsia e sotme shqiptare është vazhdimësi e asaj ilire.

“Kemi prezantuar të dhënat tona, pra të analizuara në laboratorin tonë që përfaqësojnë një kampion të popullatës shqiptare të marrë nga të gjithë zonat e Shqipërisë ku ne kemi analizuar në këtë rast i kemi analizuar ato që ne i quajmë markerë të  kromozomit Y, të cilët në të vërtetë analizohen për të parë lëvizjet kryesisht të linjës mashkullore dhe në këtë rast duke analizuar shprehitë e markerëve të ndryshëm dhe të grupeve të ndryshëm, ne konfirmojmë atë që është konfirmuar dhe më parë që ë popullata e sotme shqiptare është vazhdimësia e popullatave të hershme që kanë populluar zonën e Ballkanit dhe atë pjesë që i takonte Ilirisë”, tha studiuesi Mekerezi. 

Sipas studiuesve, të dhënat gjenetike tregojnë edhe për vendosjen e popullsisë shqiptare në këto troje dhe lidhjet e hershme me fqinjët e rajonit.

“Ngjashmëria me popullatën greke është për shkak të rrymës, të themi të migrimeve nga zona e Anatolisë, kryesisht në periudhën e bronzit drejt Ballkanit ose jugut të Italisë. Sigurisht siç u pa dhe këtu ka edhe markerë ose dhe të dhëna nga markerët për migrimet që vijnë edhe nga veriu. Shumë më vonë flasim në kohën e mesjetës, qoftë edhe migrimet sllave ose qoftë edhe nga më pjesa më veriore e Evropës”, shtoi Mekerezi.

Studiuesit kanë identifikuar gjithashtu edhe zonat me lidhjen më të hershme, që kanë mbijetuar nga fiset ilire.

“Grupimi më i vogël është një bërthamë e vogël në zonën juglindore, jugore ë kryesisht sidomos në zonën e Berat, Skrapar, Korçë. E një grupim i dytë që është i konsiderueshëm në numër është zona Dibër, Mat, Mirditë dhe Martanesh që ose ajo që quhet Gegeria e vjetër. Dhe grupimi më i madh që ka mbijetuar është nga zona që është sot Kosova, zona e Dardanisë. Këto janë tre bërthamat ku popullata të vogla kanë mbijetuar”, tha Bojaxhi.

Dyndjet, apo lëvizjet e popullsisë në periudha të mëvonshme pas shekullit të X kanë lënë gjurmë, por struktura gjenetike e shqiptarëve nuk ka ndryshuar.

Të dhënat tregojnë se edhe popullsia arbëreshe në jug të Italisë, ruajnë ende gjurmë të qarta gjenetyike të origjinës së tyre. A.K./TemA

3 Komente

  1. F
    FMN

    Qekur ky Gjergj Bojaxhiu Bojaxhi studjues per gjenezen e shqiptareve ???? Ku I gjeti keto te dhenat dhe laboratory apo ne kodrat e Baldushkut qe I ka blere kur ishte drejtor I KESH -it ???? Po e ka gjetur dhe e thote ky, atehere studimi eshte shume I sigurte I vertete dhe shterues .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Rrofte Shqiperia

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mali

        O budallenjte pleq te Akademise!! So e gjetet te thoni se Shqiptaret jane autoktone!?? Kerkoni kufijte reale te Shqiperise dhe autoktonine e popullit Shqiptar o trushpelaret e Akademise medemek te Shkencave baritore! Turpi ju mbulofte ,pleq te rjedhur, qe keni frike nga e verteta historike. Ju akadem.......ek me ne krye te birin e kriminelit etem.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje