“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati ”, 40 vite krijimtari e Preç Zogaj (VIDEO)

16 Maj 2026, 20:40Kulturë TEMA
“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati ”, 40 vite

Në interpretimin e aktoreve të mirënjohura Luiza Xhuvani, Yllka Mujo dhe Elia Zaharia, të shoqëruara nga muzika e Frederik Ndocit, publiku përjetoi një udhëtim emocional në universin poetik të Preç Zogajt, një univers i mbushur me reflektim, mall, dashuri dhe kërkim të vazhdueshëm ekzistencial.

Interpretimi i ndjerë, i thellë dhe brilant i aktorëve i dhanë zërin e duhur, për të depërtuar në botën shpirtërore të spektatorit, që ndjeu jetën, dashurinë, pendesën dhe dhembshurinë si ndjeja universale dhe që poeti dhe publicisti Preç Zogaj i ka skalitur në gjuhën e artë të poezisë.

Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental, në këtë mbrëmje speciale, nuk munguan miqtë, artistët, politikanë dhe dashamirës e lexues të Zogajt.

/RTSH/

 

Lini një Përgjigje