
Ditën e sotme duke filluar nga ora 21:00 u transmetua në mbarë botën live nga Viena edicioni i 70-të i Eurovizionit, edicion jubilar ky, përkatësisht finalja e madhe e 16 Majit të shtunën.
Më përpara finales kishim një raund kualifikues me dy gjysëmfinale. Kujtojmë se përfaqësuesi i këtij viti nga Shqipëria, Alis nga Shkodra u kualifikua në gjysëmfinalen e dytë dhe performoi i pesti. Disa shtete, “peshat e rënda”, si Mbretëria e Bashkuar e kanë të siguruar kualifikimin dhe dalin direkt në finale.
Mbrëmjen e hapi JJ, fituesi i edicionit të kaluar nga Austria, me një klip të shkurtër në homazh të Festivalit Europian të këngës. Klipi përmbante një “varkë prej letre” që udhëton në të githë botën, simbol i performancës së vjetshme.
Ai pati gjithashtu, në fillim të transmetimit, edhe një performancë të këngës së tij fituese. Një performancë “trans” në homazh ndoshta të këtij minoriteti.
Më pas 25 finalistët parakaluan me flamujt e tyre përkatës në përfaqësi të shteteve të tyre respektive.
Pas parakalimit të disa artistëve finalist JJ vazhdoi të plotësonte performancën e tij. Një melodi e njohur për të gjithë fansat “e thekur” të Eurovizionit. Pastaj, pjesa e mbetur e artistëve vazhduan me parakalimin. Në fund JJ e mbylli këtë “hapje spektakolare”, një ndërthurje mes muzikës dhe krenarisë kombëtare.
Dy prezantuesit u ngjitën në skenë, Vittoria Zvarovski dhe Mikael Ostrovski përpara rreth 10.000 njerëzve.
Votimi u hap vetëm pas pak minutash në hyrje të shfaqjes. Gjysma e votave erdhi nga juria, gjysma nga publiku.
Një përshëndetje shkoi për orkestrën simfonike të Vienës. Pjesë e spektaklit ishte dhe konsumi i një kafeje vieneze nga të gjithë artistët.
Shteti i parë në garë ishte Danimarka me kartolinën e saj. 27 vjeçari Soren Torpergaard Lund me këngën “Para se të shkoj në shtëpi”. Ai ishte ndër artistët më të rinj që u regjistrua në shkollën e muzikës daneze.
Të dytët në radhë ishin gjermanët me një kartolinë nga qyteti i magjishëm i Salzburgut. Sarah Engels ishte përfaqësuesja e tyre me këngën “Zjarr”, që sipas saj bën fjalë për aftësinë për të dashur veten.
Të tretët në radhë ishin Izraelitët. Këngëtari i tyre (me origjinë nga Franca) Noam Bettan me këngën në tre gjuhë “Michelle”.
Belgjika me “Të vallëzosh mbi akull” ishte e katërta në radhë me këngëtaren Essyla që pëlqen natyrën dhe do motorçikletat po aq shumë sa librat.
I pesti në radhë ishte shkodrani Alis që “ndezi skenën” me këngën e tij “Nan” dhe performancën e veçantë shoqëruar nga artistja e madhe Raimonda Bulku. Kartolina e 23 vjeçarit reklamonte alpet e magjishme të Austrisë. “Ju dua shumë falemnders”- e përfundoi performancën e tij shkodrani.
Të gjashtët performuan grekët me këngëtarin që në këngën e tij përfshiu fjalë në frëngjisht dhe anglisht. Këtë këngë ai ja dedikoi nënës së tij. “Ferto” titullohej kënga nga Akylas.
Ukrainasja Vitoria Leleka pasoi me këngën “Për të dashurit”, një këngë çuditërisht pa motive të forta politike.
E teta në listë ishte Australia me këngën “Eklips” Australi nga Delta Goodrem.
Ajo u pasua nga Serbia me LAVINA që këndoi “Kraj Mene”, një prej këngëve të pakta “metal” që janë ngjitur në skenën e Eurovizionit.
Malta ishte e dhjeta me AIDAN që këndoi hitin e tij Bella. Një këngë për dashurinë obsessive nga e cila nuk mund të heqësh dorë.
Çekia këndoi pastaj me Daniel Zizka me këngën “CROSSROADS” që do të përkthehej si “udhakryq”. Pjesëmarrja e tij në Eurovizion është një protestë ambientaliste kundër shkatërrimit të parqeve natyrore.
Pastaj në skenë u ngjit Bullgaria me Dara që këndoi këngën argëtuese “Bangaranga”, por që në fakt bën fjalë për një traditë që largon shpirtrat e këqinj. Një performancë energjike megjithatë.
Kroacia pasoi me Lelek që këndoi « Andromeda ». Një këngë për perëndeshën greke me të njëjtën emër, perëndesha që u lidh me zinxhirë në një shkëmb për të qetësuar Poseidonin dhe më pas u shpëtua.
Mbretëria e Bashkuar, që kujtojmë se ishte e kualifikuar tashmë në finale si një prej vendeve « big » erdhi në skenë me LOOK MUM NO COMPUTER që këndoi « Eins, Zëei, Drei ». Kujtojmë se ky është emri skenik i tij. Ai quhet Sam Battle.
Franca, një tjetër vend “big” pasoi. Ishte Monroe që këndoi “Regarde !”. Më e reja këngëtare e këtij edicioni. Ajo shprehet se kënga e saj ka të bëjë me dashurinë universale dhe kundrimin e të bukurës kudo.
E 16- ta ishte Moldavia me Satoshi që këndoi « Viva, Moldova ! ». 27 vjeçari ka zgjedhur këtë emër arti për shkak të respektit që ka për kulturën japoneze.
Finlanda u përfaqësua nga Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen me duetin « Liekinheitin » që do të thotë « flakëhedhëse ».
Rradhën e kishte Polonia me Alicja që këndoi « Pray » që në shqip do të përkthehej si « lutem ». Këngëtarja është fituese e « Voice of Poland ».
Lituania e pasoi Poloninë me Lion Ceccah që këndoi « Sólo Quiero Más ». që kishte kartolinë përshëndetëse në një prej vendeve më piktoreske të Austrisë. Kënga përkthehet si « Dua vetëm më shumë ».
Suedia hipi pastaj në skenë me FELICIA e cila këndoi këngën “My System”. Kartolina e saj vinte nga Linzi, qyteti i tretë më i madh i Austrisë. Këngëtarja mban një maskë në fytyrë që ajo thotë se “e ndihmon të lehtësojë ankthin social”.
Qipro kishte një performancë si gjithmonë shumë skenike dhe spektakolare me këngëtaren bukuroshe dhe bjonde Antigoni që interpretoi këngën e saj “JALLA”.
Italia, fqinji jonë, e pati radhën me Sal Da Vinci me « Per Sempre Sì » që fitoi dhe Sanremon me një këngë që i dedikohet dashurisë martesore. Kënga intepretohet pjesërisht në dialektin napolitan. Sal Da Vinci ishte i dyti më i vjetër këngëtar në garë. Ai është 57 vjeç. Ai e mbylli garën me emocion dhe lot.
Norvegjia hipi në skenë pastaj me JONAS LOVV që interpretoi “YA YA YA”. Një këngë që të kujton rrokun e viteve gjashtëdhjetë. Madje edhe këngëtari kishte në performancë një pamje si prej Fredi Mërkurie.
Rumania intepretoi e parafundit me këngën « Choke Me » nga Alexandra Căpitănescu. Kënga ishte e 24-ta në rradhë. Këngëtarja 22 vjeçe ka fituar dhe « The Voice » në Rumani.
Austria, vendi fitues i vjetshëm dhe vendi mikpritës performoi e fundit. Ishte pikërisht COSMÓ me këngën « Tanzschein ». Këngëtari ka lindur në Budapest dhe këngën e ka shkruar vetë ai. Kënga përkthehet si « biletë kërcimi ».
Para shpalljes së fituesit u bë dhe një festë e madhe me "figura" të Eurovizionit në vite pasi ky ishte edicioni i 70-të i tij. Emra që nga vitet '70 e deri te te 2025, nga Rybak te Ruslana, "erdhën në skenë" por vetëm me fragmente, pasi sigurisht s'kishte kohë për të gjithë.
Moment emocionues ishte kur gjithë publiku bashkë këndoi këngën ikonike italiane "Volare".
Një dixhej austriak, Baro Stelar, kishte shkruar një këngë posaçërisht për "ditëlindjen" e Eurovizionit dhe e performoi atë.
Pjesëmarrës në mbrëmje ishte dhe Billy Joel që foli për muzikën nepërmjet një klipi dhe Vienën si kryeqytet muzikor. Ai tregoi dhe historinë pas këngës "Vienna waits for you". Kënga u interpretua me piano në mbrëmje nga Sizën Sampson.
Pati kohë dhe për një rikujtim me klipe të figurave të njohura që "kaluan nepër dyert" e Eurovizionit si Celine Dion dhe Rita Pavone.
Vendi i parë : Bullgaria
Vendi i dytë : Izraeli
Vendi i tretë : Rumania
Fituesi i votës së jurisë: Bullgaria me 204 pikë
Fituesi i votës së publikut: Rumania me 232 pikë
Shqipëria u rendit e 13
Shqipëria votoi për Italinë me 12 pikë.
Portugalia na dha 12 Pikë.
A.K./TemA
Ky festival ka degjeneruar ne cdo sens
Vit për vit dalim të parët. Pastaj në natën finale dalim në dhjetëshen e dytë. Ça bëni se latë nam...!
Mos valle jemi qendra e Botes o KotRRota? Nje shprehje gjeografike jemi dhe prape degjohemi shume. Pale te ishim si Kina, kjo bote do te ishte fatlume! - hahahahahahaha
Belgjika na dha 3 pikē pēr shkak se Italia na therri tre goca, ndērsa Italia i dha 12 pikēt tona kēngētares belge.Ne morrēm 145 pikē ku 100 ështē simboli dollarit dhe 45 ēshtē vitet burg qē do vuaj Thaçi.Ne ishim nē vēndin e 13, pasi bota e ka tē regjistruar 1913 vit panvarsie.Kuptimi tjetēr pse patēm 145 pikē ka lidhje PBB ( borxhi publik) pasi Bullgare ēshtē drejtoresha FMN-sē, por borxhi publik mund tē shkoj dhe mbi 500% tē PBB , te disa shtete si Israeli apo Japonia.Portugalia na dha 12 pikē pasi sipas tyre bojkoti i Spanjēs bēri solidarizim duke na lēnē vēndin e tyre, duje ditur qē shefi okb-sē ēshtē Portugez.Her tjetēr nē Sofie, kēnga tē kēndohet Anglisht pasi dhe Kosova nuk merr pjesē pēr shkak tē gjuhës.
Ore Po si nuk nxuret mend juve qe çoni kengen ne festival, temat qe trajtojne kenget tona nuk Jane te rendesishme per Europianet se asnjeri se rruan me per familjen apo atdheun. Nuk ka me njeri as zemer e as llogjike, dergoni ndonje LGBT me nje tekst sa me kot e me muzike qe mos te kete nota Po vetem impulse zanore e shikoni pastaj se vleresohen gjerat e pavlera, eshte per te ardhur keq, Po idiotesia eshte art sot.
Kur po vjen moj nan, kur po iken moj Eni?! 2 jane faktoret kryesor te kesaj renditjeje, me e dobta e viteve te fundit dhe asnje nuk ka te beje me Alis. E para, video grafike qe shoqeroi kengetarin si varreze, e vjeter dukej si e bere para viteve 2000, pa ide. Performaca e Bulkut e pakuptueshme e tepert deri ne nivel prezence. Performanca e Alis ne fesitivalin e RTSH ishte shume me e bukur, por grupi qe beri festivalin nuk u lejua te vazhdonte te merrej dhe me vijushmerine sic u mor vjet me Shkodren Elektronike, nuk e ndoqi artistin por e ndoqen dallkauket dhe te paaftet e rrethit te ngushte te Eni Vasilit. Grafika e shkelqyer qe shoqeronte Shkodren Elektronike vjet nuk ishte me se ne RTSH nuk ka me as departament grafike se e shkaterruan. Dhe arsyeja e dyte ishte vete prezenca e Eni Vasilit ne divanin e delegacionit dhe perfitimi qe donte te merrte. Asnje drejtior RTSH je nuk kishte shkuar vete por dergon atje njerzit e duhur qe ndihmojne deri ne moment te fundit deri ne detajet e fundit si per sa i perket muzikes, performances dhe grafikes dhe nuk con atje veten e vet dhe flamurmbajtes pa lidhje. Bravo Alis se dhe maksimumin, turp Eni Vasili qe dhe ti dhe "maksimumin"!
Fiks si varreze, po fiks fare! Me ca portrete bardh e zi...te gjitha kenget me ngjyra dhe moderne, kjo e jona si filmi Toka Jone me Loken ne skene! Performance katastrofale! E tha dhe para disa ditesh Robert Aliaj pak me stil por prape e sulmuan. Vasili duhet te kishte nderhyre pak me botoks skenik pas ketij reagimi. (Tuç Maku meqe ra fjala eshte Kryetari i Keshillit)
Pepinot e mutit qe nuk na dhane asnje pike ndersa ne vazhdojme ti lepijme bythen.
Festival skandal. Cfar ishte ajo sherabajge qe fitoi?
Kenga qe fitoi eshte moderne o shoku, tjetra kercen, kendon dhe aktron. Nuk eshte e thene qe nje kontinent i tere te solidarizohet dhe te kuptoje kauzen e kenges tone. Shkruajne dy trushkulur ne rrjete sociale elozhe dhe ju i besoni. Viti 2026 do pershtatje me zhanrin muzikor te kohes, jo marshe funebre. Emigracionin e kane provuar te gjitha vendet, nuk eshte ekskluzivitet yni. Dhe me wiz air nanes i blen bileten 40 euro me te ardhe e me te pa ose shkon dhe e sheh vete, nese do kuptohet. S'ke pse pret 10 vera....
Greqia voton gjithmone per mikun Qipro. Vendet skandinave ne veri te Europes votojne gjithmone per njeri tjetrin. Vendet baltike ne verilindje votojne gjithmone per njeri tjetrin. Italia ja jep gjithmone piket shteteve koti qe nuk kane shanse te fitojne qe mos te ngrihen rivalet. Izraeli ben cdo vit me hile me vota te simuluara. Nuk e kuptoj cfare vlere ka te marresh pjese ne kete cirk festival ku votimi behet vetem me inate dhe miqesira.
Pergjigjet ti kerkojme te vetja, se cfare bejme gabim. Tek RTSH duhet kerkuar pislliku! Sepse po keshtu ka qene dhe kur kemi dale ne vendet e para. Po e kerkuam fajin te vendet baltike dhe skandinave...vari mesdheun!
Ore per bamiresi ja dhane fitoren Bullgarise se nuk ka mundesi.
Të dhjefsha piktorin që përkul trungun e gjatë para xhuxhes italiane dhe e quan Italinë motra jonë e madhe. I dhamë Italisë pikët maksimale për atë xhajën me zë të ngjirur që po jepte shpirt në skenë. Se gjasme jemi shtete vëllezër. Dhe pepinot e mutit nuk na dhanë asnjë gjysmë pike. Ik futi makaronat te bytha motrës Meloni se na do sa për të na hapur këtu kazanet e refugjatëve.
Me pelqeu shume nje foto ne instagram e Eni Vasilit me oren e Alis ne dore, me Rajmonda Bulkun. Se di pse mu kujtua...tik tak, tik tak, tik tak!