Besiana Ismail Kadare dekorohet nga presidenti Frances.
Përmes një postimi në Facebook, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare, ka bërë të ditur me emocion dhe mirënjohje të thellë se është nderuar me titullin Kalorëse e Urdhrit Kombëtar të Meritës të Republikës Franceze, një vlerësim i lartë shtetëror që Franca ua akordon personaliteteve me kontribute të veçanta në kulturë, shoqëri dhe jetën publike.
Ajo ka marrë nderimin ditën e sotme. Kujtojmë se ajo është vajza e vogël e Ismail Kadaresë dhe Helena Kadaresë.
“Franca është për mua më tepër se një vend i dashur. Është një atdhe i dytë”, shkruan ajo, duke theksuar se pjesën më të madhe të jetës së saj e ka jetuar atje, ku janë formësuar ndjeshmëria e saj estetike, vështrimi mbi botën, raporti me lirinë, miqësi të thella dhe shtresa të rëndësishme të identitetit të saj personal.

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare u nda nga jeta korrikun e vitit 2024.
Një 'vit i mbrapshtë' ky për letërsinë shqipe dhe atë botërore.
Më poshtë postimi i plotë i Besianës:
Ndihem krenare dhe e nderuar që mora lajmin se jam emëruar Kalorëse e Urdhrit Kombëtar të Meritës së Republikës Franceze.
Ky vlerësim që vjen nga Franca më prek në një mënyrë krejt të veçantë, sepse vjen nga një vend që ka pasur një rol të thellë në formimin tim njerëzor dhe intelektual.
Franca është për mua më tepër se një vend i dashur. Është një atdhe i dytë. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam jetuar atje, dhe pikërisht aty janë formuar ndjeshmëria ime, vështrimi im mbi botën, raporti im me lirinë, disa nga miqësitë e mija më të thella dhe një pjesë thelbësore e asaj që jam.
Ka vende që, me kalimin e kohës, nuk janë më të huaja por bëhen pjesë e arkitekturës sonë intime. Edhe kur largohemi, ato vazhdojnë të jetojnë brenda nesh.
Prandaj, ky vlerësim i Republikës Franceze më prek në një mënyrë personale, dhe e marr si një lidhje më shumë mes dy vendeve që, secili në mënyrën e vet, kanë formësuar atë që jam.
Do të kem gjithmonë ndaj Francës një mirënjohje të thellë dhe të qëndrueshme
A.K./TemA
Ne nje ushtri, kaloresit jane rangu me i ulet dhe i pavlere, qe i ushqehen armikut si mish per top.
Ti qenke gjeneral budalla Kembeserot jane rangu me i ulet o kokeqyp me ligesi akrepi , jo kaloresit Kalores esht titull fisnik ne Angli dhe ne France , dhe esht shum shum e veshtire ta maresh Ndaj boll hengre mut
Ka rangje te ndryshme te cmimit kalores. Nga me i uleti tek shume me te larte.
Pse nuk thuhet asnje fjale e vetme per motivacionin ne dhenien e kesaj dekorate te larte ? ! Cdo akt dekorimi shoqerohet me motivacionin perkates prej autoritetit qe e jep dhe e ben te vlefshme .
Ishin azilant te mire.
A ,und te na sqaroni se ç'ka bere kjo vajza e Kadarese ne France qe e paska merituar kete titull?
Franca e donte shume te atin.
Pak te duket ty ?, te kesh dale nga sperma e Smailit ?
O ti Mero nxiri komentet mire o derezi
Fare komuniste no interest I bijne qejfin vetes lol
Vazhdojmë të mbetemi kombi më injorant në Botë ku kriminelëve iu lëpijmë bythën ndërsa intelligentët i përçmojmë.
Tregojini komentet o gazetaruce
Na ishte nje here nje gjirokastrit me syze qe vdiq per te marre Nobelin. Bente palle maje Parisit duke u hequr si i persekutuar politik ndersa populli i tij pa breke rropatej me nje kore buke ne dite ne Shqiperine komuniste.
Per Besianen uroj gjithe te mirat. Nje keshille prej miku: Pastroje shpirtin, trego publikisht historine dhe kerkoi falje Renatos (dhe familjes se tij) per gjithe persekutimin e panevojshem qe i shkaktoi babai jot dhe shpura e oficereve te sigurimit. Do jesh me e qete, me beso ...
Makroni ka filluar si Likja vitin e fundit, te shperndaje llamarina poshte e perpjete...