“Sofra dardane” u mbajt për tre ditë me radhë në Tropojë

18 Maj 2026, 15:13Kulturë TEMA
“Sofra dardane” u mbajt për tre ditë me radhë në

Pamje tradicionale, jehona e daulleve dhe vallet popullore krijuan atmosferë festive në edicionin e 24-t të festivalit Sofra Dardane, organizuar nga Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar.

Për tre ditë me radhë, grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora u bënë pjesë e këtij aktiviteti, duke përcjellë vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore.

Në këtë edicion, vëmendje e veçantë iu kushtua kujtesës historike të luftës së drejtë të UÇK në vitin 1999, si dhe mesazhit për liri ndaj krerëve të saj.

Ky aktivitet u zhvillua në tre lokalite të ndryshme, starti qe në Bajram Curri, vijoi në Valbonë dhe nata e fundit u përmbyll në Kukës. A.K./TemA

1 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Gezohem per rikthimin Sofra Dardane ne Tropoje. Tre fjale te bukura: 1)Sofra qe ne e perdorim dhe si folje OFROHEM e jo afrohem sipas kongresit te drejteshkrimit, dhe si objekt i tavolines se ngrenjes. Si folje vetvetore me te njejtin kuptim e perdorin dhe latinet por e kane marre nga iliret bashke me greket. 2) Darde-dardane-dardani arma me te cilen iliret ju rrezistuan romakeve ne luften trup me trup deri kur u çfaq shtiza hedhse. Munde ta shkruani pa frike edhe Sofra e Kusoves. 3) Tropoje asht ardhur nga dredhia e Popeve se ajo e ka patur Trokoje dhe asht vendi ku malsit e veriut banin trokun. Troke perdoret dhe ne latinisht por serbisht nuk asht. Le ta bahet e pervitshme ky aktivitet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje