Dita Ndërkombëtare e Muzeve, u shënua në Shqipëri me inaugurimin e muzeut arkeologjik në Lezhë, një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian. I vendosur pranë kalasë së qytetit, muzeu ekspozon objekte që nga prehistoria deri në mesjetë, duke sjellë një pasqyrë të plotë të historisë së zonës.
“Na bën që të jemi me vërtetë shumë krenarë për veten tonë, por na bën edhe nga ana tjetër që dhe ata që vijnë gjithmonë e më shumë të njohin identitetin tonë që është thellësisht europian në Mesdhe”, tha Blendi Gonxhe, Ministër i Kulturës.
Në Durrës, në muzeun “Turistë të përgjuar” është hapur ekspozita “Peeping Tourists”, një format i veçantë që rrëfen historinë e Shqipërisë përmes pullave postare. Çdo pullë kthehet në një fragment kujtese, duke e bërë filatelinë një mënyrë të veçantë rrëfimi për vizitorët vendas dhe të huaj.
“Çdo pullë që është pasqyruar këtu dhe të tjera që ne i kemi në arkivin e postës shqiptare, të gjitha ato paraqesin një histori”, tha .ARDIT DEMIRI Nëndrejtor i Postës Shqiptare
“Filatelia e periudhës komuniste është ekspozuar sot në ekspozitën tonë”, tha Arjana Isaku, Eksperte turizmi.
Ndërkohë, në Gjirokastër, qyteti muze ka pritur rreth 14 mijë vizitorë që nga fillimi i vitit.
Ciceronët theksojnë se mirëmbajtja e objekteve historike mbetet thelbësore për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe tërheqjen e turistëve.
Në Korçë Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar po përgatitet edhe për një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit, ekspozitën që do të hapet në Francë më 13 qershor. Mbi 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i muzeut, do ekspozohen duke sjellë për publikun francez vlerat e ikonografisë shqiptare dhe trashëgiminë e pasur të artit mesjetar.
Trashëgimia shqiptare vijon të mbetet një nga asetet më të rëndësishme të identitetit dhe zhvillimit turistik të vendit. A.K./TemA
Lini një Përgjigje