Bashkim Ahmeti rikthehet në Gjirokastër me ekspozitën “Male, Re dhe Plisa të Bardhë”
Në mjediset e Kullës së Sahatit në Kalanë e Gjirokastër u hap ekspozita “Male, Re dhe Plisa të Bardhë” e piktorit të shquar shqiptar Bashkim Ahmeti, i cili prej vitesh jeton dhe krijon në SHBA. Ekspozita, e kuruar nga Artan Shabani, do të qëndrojë e hapur për publikun deri në muajin gusht.
Në tablotë e tij masive, Ahmeti sjell botën e Gjirokastrës, por jo vetem, përmes dritës, ngjyrave, maleve, reve dhe peizazheve simbolike që lidhen me kujtesën dhe identitetin shqiptar.
Veprat ndërthurin elemente të natyrës dhe polifonise me metafora artistike dhe shtresëzime kuptimore, duke krijuar një univers të pasur figurativ dhe emocional.
Gjirokastra mbetet pjesë e pandashme e studios dhe imagjinatës së artistit, ndërsa nostalgjia për vendlindjen ,familjen, rete dhe guret, kthehet në frymëzim krijues.Ekspozita ka tërhequr interesin e mijera turisteve vendas e të huaj që po vizitojnë qytetin e gurte te Gjiroakstres gjatë ketij sezoni turistik.
Bashkim Ahmeti konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të artit bashkëkohor shqiptar. I lindur në Gjirokastër, ai ka zhvilluar një karrierë të suksesshme ndërkombëtare me ekspozita në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. A.K./TemA
Lini një Përgjigje