Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
“Oborret që Flasin” është një projekt i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkia Himarë i cili synon të hapë me respekt dhe kujdes oborret e 5 shtëpive tradicionale të gurta të Bregut të Himarës, jo thjesht si pjesë të trashëgimisë arkitekturore, por si hapësira të kujtesës së jetuar. Në këto oborre ruhen ende rrëfime familjare, tradita, këngë, punë dore dhe mënyra jetese që kanë kaluar brez pas brezi, shpesh të mbajtura gjallë nga gratë e komunitetit.
Shtëpia e Gurtë në Kalanë e Himarës, e familjes Bollano, është një banesë tradicionale prej guri e ndërtuar rreth vitit 1844 dhe e ruajtur përmes katër brezave. Oborri i vogël, i mbushur me bimë aromatike si rozmarina dhe dafina, krijon një atmosferë të qetë mikpritjeje familjare. Vizitorët mund të përjetojnë degustime të produkteve lokale si bukfiku, gliko dhe çaj mali, së bashku me histori nga jeta e përditshme. Një ndalesë e rrallë për turizëm kulturor dhe historik në zemër të Himarës.
A.K./Tema
Lini një Përgjigje