14 “Projekte të ndryshme kinematografike” do mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës

20 Maj 2026, 13:17Kulturë TEMA
14 “Projekte të ndryshme kinematografike” do mbështeten

Qendra Kombëtare e Kinematografisë publikoi fituesit në kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike”.

Bëhet fjalë për gjithsej 14 projekte të cilat do të mbështeten financiarisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, duke i hapur rrugë aktiviteteve dhe ideve të reja që do të pasurojnë peizazhin audiovizual dhe artistik në vend.

QKK e shpalli thirrjen në muajin mars dhe aplikimet u mbyllën më 15 prill. Synimi i kësaj mbështetjeje financiare është përkrahja e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e industrisë audiovizuale në Shqipëri. Në këtë kategori përfshihen:

– Festivale filmi;

– Workshope dhe aktivitete trajnuese në fushën e kinemasë;

– Botime dhe iniciativa studimore;

– Aktivitete promovuese dhe projekte inovative.

Projektet fituese për kategorinë “Projekte të ndryshme kinematografike” janë:

“Edicioni i 24-të i Tirana International Film Festival (TIFF) 2026” prezantuar nga producenti  Agron Domi, shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”;

“Balkan Film Market-Edicioni i 10-të” prezantuar nga producentja Rafaela Rica, shtëpia kinematografike “Iceberg CommuniCation”;

“ACE-Rrjetëzimi i Producentëve Evropianë”, prezantuar nga producentja Sabina Kodra, shtëpia kinematografike “Era Film”;

“Edicioni XXI i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri-IHRFFA”, prezantuar nga producenti Kujtim Çashku, shtëpia kinematografike “Ora Film”;

“DEA OPEN AIR International Film Festival XIII Edition”, prezantuar nga producenti  Edmond Topi, shtëpia kinematografike “Multi Media Studio Nositi”;

“Animating The Future: Trajnim, Zhvillim dhe Shkëmbim Ndërkombëtar”, prezantuar nga producenti  Belina Jano, shtëpia kinematografike “Animated Society”;

“Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë – 2026 Edicioni XVI”, prezantuar nga producentja Gerta Qurku, shtëpia kinematografike “ACTION PRODUCTION”;

“Kuçova International Independent Film Festival-Edicioni I”, prezantuar nga producentja Zamira Kasa, shtëpia kinematografike “Open Vision”;

“Tirana 48 Hour Film Project – Edicioni i 17-të”, prezantuar nga producenti Ols Abazi, shtëpia kinematografike “NILOR ADV”;

“Tirana Mediterranean Film Festival – Edicioni II”, prezantuar nga producenti Ledion Zoi, shtëpia kinematografike “Parallel”;

“AI Film Festival Tirana (AIFF)”, prezantuar nga producentija Marjela Zajmi, shtëpia kinematografike “Kohë Production”;

“Open Cinema-Kinemaja Shëtitëse nëpër Shqipëri-Edicioni X” – Aktivitet Kombëtar, prezantuar nga producenti Steljo Gaçe, shtëpia kinematografike “Production Cinemania”;

“Luma”, prezantuar nga producenti Andi Begolli, shtëpia kinematografike “Begoli Production”;

“SKENA Workshop-Edicioni i 11-të”, prezantuar nga producenti Valmir Tertini, shtëpia kinematografike “vivFilms”.


A.K./TemA

Lini një Përgjigje