Fondacioni Besa sjell në vëmendje vlerën shqiptare të Besës në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

21 Maj 2026, 11:35Kulturë TEMA
Fondacioni Besa sjell në vëmendje vlerën shqiptare të

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Fondacioni Besa në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, organizoi një aktivitet të veçantë kushtuar trashëgimisë kulturore, identitetit dhe vlerave të popullit shqiptar. Me pjesëmarrjen e akademikëve, studiuesve dhe figurave të njohura të historisë dhe kulturës, eventi vendosi në fokus konceptin e Besës si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale, prezantimin e projektit të Muzeut Besa, si dhe fakte historike dhe diskutime të studiuesve të kohës mbi vlerat e popullit shqiptar, në veçanti gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore në shpëtimin e jetëve të qindra hebrenjve. Ky aktivitet shënoi gjithashtu gurthemelin e projektit të parë të Fondacionit Besa, Muzeu Besa.

Përgjatë eventit, z. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Besa, theksoi vlerat dhe impaktin e ketyre iniciativave dhe projekteve. Gjatë prezantimit të pranishmit u njohën me misionin dhe objektivat e Fondacionit Besa, një organizatë jofitimprurese e themeluar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. U përcoll dhe diskutua koncepti i Besës, një veçori unike e popullit shqiptar, e përbërë nga katër shtyllat kryesore: Nderi, Mbrojtja, Mikpritja dhe Tradita. Pjesë integrale e misionit të Fondacionit Besa është sigurimi i resurseve financiare për ndërtimin e nje muzeu të standardeve ndërkombëtare si dhe realizimi i projekteve me cilësi maksimale, efikasitet, dhe perdorim të teknikave inovative. Fondacioni synon të sjellë një frymë të re në muzeologjinë shqiptare, duke e kthyer muzeun në një hapësirë me koncept arkitektonik dhe muzeal bashkëkohor. Duke qëndruar në të njetën linjë, Zv. Kryetari i Akademisë së Shkencave së Shqiperisë, theksoi rëndësinë e pasjes së muzeve të një standardi të tillë në Shqipëri.

Diskutimin e panelistëve e parapriu shfaqja për herë të parë e një dokumentari, i cili hodhi dritë mbi fakte historike dhe intervista të hebrenjve që u zhvendosën në Shqipëri dhe u mbrojtën përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prof. Shaban Sinani rrëfeu fakte historike me rëndësi, mes te cilave faktin se në Shqipëri kanë rënë dëshmorë shumë hebrenj të cilët kanë luftuar si partizanë. Dr. Gentiana Sulaj u shpreh se solidariteti është një nga vlerat që i mban shqiptarët të bashkuar dhe, megjithëse nuk është folur mjaftueshëm për të, mbetet një element thelbësor identifikues i kombit tonë. Diskutimi u pasua nga Dr. Nevila Nika, e cila mes te tjerash, ndau detaje interesante historike mbi mënyrat se si shqiptarët, që në vitin 1938, gjenin forma për të mbrojtur hebrenjtë që hynin në Shqipëri përmes pajisjes me viza turistike, apo ndryshimit të identiteteve të tyre. Këto argumente u mbështetën më tej me analiza dhe fakte historike nga Dr. Mariglen Kasmi nga Instituti i Historisë në Akademinë e Shkencave.

Përtej një projekti që do të shërbejë si një udhërrëfyes për trashëgiminë kulturore dhe historinë e popullit shqiptar, evente të tilla kanë një rëndësi të veçantë për të treguar se vetëm mbi themelet e së shkuarës, mund të ndertohet një e ardhme që lartëson vlerat e një kombi.

4 Komente

  1. a
    astrit

    Propogandë e zakonshme, çifutët e kanë kryer me kohë historinë e çifutëve që banonin në shqipëri e që kaluan tranzit, sa janë dorzuar te italianët e gjermanët dhe sa patën fatin të shpëtojnë. Në arkivat shqiptare dokumentohet të dyja rastet e trajtimit të çifutëve por këta propogandojnë kë duan ata e jo si është e vërteta. Historia në Shqipëri në shërbim të politikës!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Phoenix

      Fondacionet OJF te financuara nga Cifute te tipit Soros, thjesht justifikojne fondet. Pak konflikt interesi ketu, po nejse jemi mesuar tashme keto 35 vite me keto bajga.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        Jemi i vetmi vend dhe komb dhe popull ne bote qe i ka mbrojtur cifutet ....eshte pikerisht kjo teme apo fushe e historise se tyre ku nuk te falin asn nje pike dhe presje......pra kete Fakt e kane pranuar dhe ata vete....jo me kot me gjithe keto halle njohen dhe Kosoven. por Besa eshte nje gjakdhjeri gerki servi mongol arrixhiu fondacion qe punon kunder Shqiperise dhe shqiptarve.......

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tostao

          Besa është e vështirë për t'u futur në kafaz. Më pëlqen edhe që janë lidhur me Fondin Besa, se ashtu nuk do të mungojë as financimi. Tani duhet folur edhe me bankat, që të fillojnë t'i japin huatë në besë.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje