Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes:
Në kuadër të Javës së Muzeve 2026, në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u zhvillua një bisedë e hapur mbi rolin e muzeve si hapësira dialogu, reflektimi dhe bashkimi, në frymën e temës së ICOM “Museums Uniting a Divided World”.
Arkitekti Toni Gironès prezantoi qasje dhe eksperienca bashkëkohore mbi transformimin e hapësirave muzeore, duke ndarë perspektiva mbi procesin e projektimit, ndërtimin e narrativave muzeale dhe sfidat për ta bërë trashëgiminë kulturore më të aksesueshme, interaktive dhe të lidhur ngushtë me komunitetin.
Diskutimi vijoi me një panel ekspertësh dhe pjesëmarrjen e arkitektëve, profesionistëve të trashëgimisë kulturore, studentëve dhe qytetarëve të interesuar, duke sjellë në vëmendje rëndësinë e muzeve jo vetëm si vende që ruajnë të shkuarën, por si hapësira që krijojnë ura komunikimi dhe ndërtojnë të ardhmen.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje