Komisioni për Kulturën viziton AQSHF!

21 Maj 2026, 13:23Kulturë TEMA
Komisioni për Kulturën viziton AQSHF!

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën i Kuvendit zhvilloi vizitë monitoruese në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), për t’u njohur nga afër me punën e këtij institucioni.

Drejtori  i AQSHF, Eljan Tanini dhe stafi i tij, bënë një prezantim të veprimtarisë së arkivit, duke njohur deputetët me aktivitetin, projektet, sfidat, problematikat dhe nevojat që ka institucioni, në përmbushje të misionit të tij.

Tanini veçoi punën që po bëhet për digjitalizimin e filmave; bashkëpunimin me arkiva të tjera qoftë shtetërore, apo shpëtimin e arkivit të Universitetit Politeknik. Gjithashtu, ai theksoi se arkivi u është drejtuar me thirrje për bashkëpunim individëve që posedojnë materiale arkivore.

Drejtori i AQSHF-së shpjegoi se, arkivi ende nuk është i disponueshëm për publikun, pasi mungojnë kapacitetet njerëzore dhe një buxhet i përcaktuar. Ai kërkoi mbështetjen e komisionit për rregullimin e statusit ligjor të Arkivit të Filmit, duke vlerësuar trashëgiminë kulturore me vlerë të veçantë kombëtare që përfaqëson ky institucion.

Në fjalën e saj, kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, e cilësoi AQSHF-në si një vlerë kombëtare për identitetin kulturor që mbart.

“Keni krijuar një institucion të hapur, ku pasqyrohet kontributi i një plejade artistësh të shquar, që mund t’i vlejë edhe turizmit”, tha Zhupa.

Evis Kushi, ndër të tjera, u shpreh se gjatë diskutimeve u ndanë mendime dhe propozime lidhur me përmirësimin e legjislacionit, nevojën për investime, për procesin e digjitalizimit, për restaurimin dhe promovimin e filmave shqiptarë etj.

Në fund të vizitës, Komisioni për Kulturën Turizmin dhe Diasporën ftoi AQSHF-në që t’i adresohet atij për çdo problematikë që has në punë, e për ta trajtuar atë me seriozitetin e duhur. A.K./TemA

1 Komente

  1. A
    Anri

    Ahahahahahahahahahahah...Ahahahahahahahahahahahahah...A thua vijne nga Kosova apo nga Hena e kerkojne te njihen me punen e AQSHF-se...ahahahahahahahha. Ore late nam ju gazetaret. Te keqen e gazetarise se viteve 90 qe me sakrifica por shiteshin miliona kopje gazetash e nen dhunen e represionin e Berishes se pare..Po ju i keni tere kushtet e tani relaks...Vizitojne AQSHF thote..ahahahahahahah...relaks..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje