Piktura e Vilson Halimit, "Kudo jemi në ballë", vaj në pëlhurë, 145 × 200 cm, e vitit 1976, ndodhet e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve
"Kudo jemi në ballë" është një nga shprehjet dhe parullat më të njohura të periudhës së regjimit socialist në Shqipëri, e cila simbolizonte propagandën e kohës për të qenë gjithmonë të parët në punë, ndërtim dhe mbrojtje. Ishte koha kur edhe familja konsiderohej pronë e shtetit:
Piktura gjendet në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Një familje e zakonshme e angazhuar në ndërtimin e vendit, duke reflektuar frymën e kohës.
Në fjalorin politik dhe shoqëror të asaj epoke, fraza nënkuptonte që punëtorët, rinia dhe populli pavarësht vështirësive duhej të ishin gjithmonë në "ballë të aksionit" (në vijën e parë) për të realizuar planet ekonomike dhe për të mbrojtur ideologjinë e kohës.
Vilson Halimi (1931–2002) i njohur për stilin e tij të gjithanshëm artistik dhe kontributet në skenografinë shqiptare. I lindur në Gjirokastër, ai ndërtoi një trashëgimi të pasur artistike gjatë disa dekadave. Gjatë jetës së tij, ai mori pjesë në ekspozita të shumta kombëtare dhe lokale. Pas vdekjes, puna e tij është paraqitur në ekspozita retrospektive, të tilla si ekspozita "Mjeshtri dhe e bija" e vitit 2023 së bashku me vajzën e tij, piktoren Iriana Halimi Papamihali. /MAPO/
Lini një Përgjigje