Debat mes historianëve Milo e Xhufi për librin e Naim Zotos mbi figurën e Xhelal Staraveckës

23 Maj 2026, 09:18Kulturë TEMA
Debat mes historianëve Milo e Xhufi për librin e Naim Zotos mbi

Edhe kur kanë kaluar mbi 8 dekada, protagonistët dhe antagonistët e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri vijojnë të shkaktojnë debate mes historianëve dhe studiuesve.

Autori Naim Zoto publikoi një monografi për Xhelal Staraveckën, një prej figurave më të diskutuara gjatë luftës, që dezertoi nga Ushtria Nacional Çlirimtare për t’iu bashkuar më pas xhandarmërisë.

Pikëpyetja më e madhe rreth figurës së tij lidhet me dyshimet nëse ka qenë pjesëmarrës i masakrës së 4 shkurtit 1944 me 81 viktima civile në Tiranë. Ngjarja ndodhi në kohën kur pushtuesit nazistë ndërmorën Mësymjet armike të Dimrit 1943-‘44, me qëllim të frikësohej populli e të vendosej rendi që kërkonte regjimi gjerman i pushtimit.

“Në të gjitha dokumentet, shqiptare dhe të huaja del fare qartë që Xhelal Staravecka nuk ka lidhje me këtë ngjarje”, shprehet autori.

Zoto e solli këtë botim pas një pune gati 10-vjeçare kërkimore në arkiva, duke përfshirë në monografi dhjetëra dokumente dhe dorëshkrime për veprimtarinë e Staraveckës.

Ai del në përfundimin se Staravecka nuk ka qenë pjesëmarrës në ngjarjen e 4 shkurtit dhe pikërisht kjo temë solli një ballafaqim argumentesh mes historianësh.

“Ai s’ka lidhje me 4 shkurtin, sepse e ka marrë detyrën e komandantit të xhandarmërisë së Tiranës në 13 shkurt. Janë dokumentet me firmë e me vulë”, thotë Paskal Milo.

“Po sikur të ketë shkuar për të vënë provën që e ka vënë Kadri Cakrani si ushtar i thjeshtë. Të shkosh të bëhesh komandant i xhandarmërisë, nuk është nderi i madh, dihet çfarë ka ndodhur në Tiranë”, shprehet Pëllumb Xhufi.

“Ky libër është për ta vlerësuar ju, unë nuk marr guximin të bëj vlerësime që u takojnë historianëve. Dokumentet janë të gjitha origjinale. Çudia ime është si nuk vajti njeri të verifikojë kush ka qenë komandant i xhandarmërisë së Tiranës në 4 shkurt?”, shton autori Naim Zoto.

Historianët theksuan nevojën për më shumë studime edhe për figura të tilla kontradiktore, por kërkojnë të mos cenohet tabloja e përgjithshme të historisë shqiptare. A.K./TemA

2 Komente

  1. N
    Napoleon

    STUDIM 10 VJECAR PER XHELALIN ,,,,...KUSH JA DHA PARATE KETIJ ZOTES PER 10VJET,???? NJEREZIT E ZHELALIT APO E KA PAGUAR AKADEMIA E SHQENCAVE....???? KOT. PO QE ESHTE GENJESHTER ME BISHT SEPSE 10 VJET ,SI SHUME PER ZHELALIN????

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Ata që i kanë jetuar ato kohë shumë të vështira për popullin shqiptar kanë shjruar e kanë folur shumë për këtë bashkpunëtor të nazistëve gjerman.Xhelali i ka pas larë duart me gjak shqiptarësh,me gjakun e atyre që luftuan për liri e që nuk tradhëtuan Luftën Nac-Çl e të bashkpunonin me ata që shkaktuan masakrën e 4 shkurtit 1944,me ata që internuan bijtë e popullit shqiptar në kampet e përqëndrimit që nuk u kthyen më.Xhelali ka qenë një kusling e tradhëtar që e ka merituar plumbin ballit për krimet që janë kryer me urdhërin e tij.Nuk e njoh e as kam dëgjuar për këtë Zoton,por mendojë se të mundohesh të rehabilitosh tradhëtarët dizinformon e nuk tregon të vërtetën.Për mua kjo është një tradhëti ndaj brezave që do të lexojnë.Pëllumb Xhufi historiani jonë i shquar ka shumë të drejtë si përherë kur mundihen të rehabilitojnë tradhëtarët e Shqipërisë që nga Esat Toptani,nipi i tij Zogolli i Matit Ahmeti e gjer tek ata ballistët e Lushnjës që i rehabilitoi sali maloku.Ky i fundit është edhe vet tradhëtar e krimunel i ndyrë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje