Gogu: Humori i hollë i Birçe Haskos mbeti gjithmonë i lidhur me urtësinë popullore që shqiptarët e kuptonin menjëherë (VIDEO)

23 Maj 2026, 13:07Kulturë TEMA
Gogu: Humori i hollë i Birçe Haskos mbeti gjithmonë i lidhur me

Më poshtë postimi i plotë i Toni Gogut:

Është ndarë sot nga jeta Birçe Hasko, një nga aktorët që dinte t’u jepte personazheve jo vetëm zë, por edhe mendim.

Në Përrallë nga e Kaluara, nën drejtimin e kolosit Anagnosti në pak sekonda, me një shkop në dorë, shpjegoi atë që libra të tërë juridikë përpiqen ta shpjegojnë prej shekujsh: se ligji nuk është vetëm teksti, por edhe mendja e dora që e zbaton.

“Ja ligji… ja dhe Maliqi.”
Dhe pastaj dallimi mes drejtësisë dhe arbitraritetit:
i njëjti shkop mund të të ledhatojë por edhe të të kopanisë.
“Ky shkop është i drejtë… se ka ca që janë me gunga.”

Humori i hollë i Birçe Haskos mbeti gjithmonë i lidhur me urtësinë popullore që shqiptarët e kuptonin menjëherë.

Sot Birçe na ka lënë disa fjalë të thëna labçe, që përshkruajnë të vërteta të mëdha.
Lamtumirë, Mjeshtër!

A.K./TemA

3 Komente

  1. T
    Te rroni ju shoku ram!

    Gogu: Ja ligji, ja dhe rame eksiqi, qe gogun tone e flliqi.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tan ZAG

      "Mbreme vrane Belulin". "Po ne o babam, nuk te dukemi trima"? "Mbaje se me shpetoi". -Keto vetem ne nje fragment te filmit "Kur zbardhi nje dite". I pavdekshem Birçe Hasko

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sanie

        Kur shkruajnë politikanët, të duket sikur e ndotin këtë njeri ië madh.... U prehsh nl paqe o njeri i mirë dhe me zemër të madhe!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje