
Romani "Valsi i lumturisë" ( "Un sogno italiano") i shkrimtarit Ylljet Aliçka fiton Cmimin e parë Ndërkombëtar, „Letteratura dal fronte“, në edicionin e 23 të tij, çmim ky themeluar nga qyteti martir i Cassinos-Itali, dedikuar asaj letërsie europiane që «dëshmon krizën njerëzore për ndërtimin e paqes».
Në shortlistën e këtij viti dedikuar letërsisë shqiptare, një juri prej 200 studentësh të letërsisë së Universitetit të Triestes dhe atij të Cassinos përzgjodhën 4 romane botuar në Itali, «Libero» -Lea Ypi, « Il paese dove non si muore mai »-Ornela Vorpsi, « Aquila nera »-Anita Likmeta dhe « Il sogno italiano »-Ylljet Alicka.
Ceremonia zyrtare e dhënies së çmimit shkrimtarit Ylljet Aliçka organizohet në 3 Tetorin e ardhshëm në qytetin e Cassinos.
Më parë këtë çmim e kanë marrë nobelisti hungarez Imre Kertesz me romanin „Essere senza destino“, kroati Miljenko Jerkovic me romanin „Le marlboro di Sarajevo“, francezja Alice Ferney me romanin “In Guerra”….
A.K./TemA
Ta gëzojë Ylljeti çmimin, se i ra bretku.