Nga Koleksioni i Galerisë Kombëtare të Arteve, vepra e piktorit Edi Hila, "Mbjellja e pemëve" e vitit 1971, mbart edhe një histori të veçantë.
Piktura titullohet “Mbjellja e pemëve”, një nga pikturat më të bukura të Edi Hilës, realizuar nga artisti më vitin 1971, dhe që bëri që Hila të dënohej për disa vite me punë në pulari nga regjimi komunist.
Piktura “Mbjellja e pemëve” dhe dekori i festivalit të 11, shërbyen si bazë për dominimin e Hilës, duke e dërguar për riedukim në fabrikën e rritjes së shpendëve në vitin 1974. Por ky ishte një paradoks që e ndihmoi artistin.
“Sipas praktikave atëherë, kuptohet që ishte gjithmonë i survejuar e gjithmonë nën kontroll. Por momenti i izolimit dhe dënimit ishte një moment që përthithte me ete edhe mungesën e këtij kontrolli. Mendoj që kjo ka qenë arsyeja që unë punova i lirë dhe në kushtet optimale pa i dhënë llogari kurrkujt”, u shpreh piktori Edi Hila, në një nga ekspozitat e tij të disa viteve më parë.
/mapo/
Piktur e bukur por jo realiste.Nuk mbillen kurrë drurët në fazën e lulëzimit por kur ato janë në aktivitetin më të ulët të jetës.
Denimi si korace dhe lavdi. Emra qe fryhen. A mund te lejoje agronomia dhe fshatari me i humbur qe te mbillen peme qe jane ne lulezim?
Per kete fare pikture e kane denuar ? Mire ja kane bere. Mos harojme se merte rroge gjithe vitin dhe bente vetem kesisoj karagjoslleqsh.