Mbahet në Gjirokastër “Festë në Sokak”!

24 Maj 2026, 09:22Kulturë TEMA
Mbahet në Gjirokastër “Festë në Sokak”!

“Festë në Sokak”, një traditë që prej vitesh i jep jetë netëve të verës në Gjirokastër, riktheu edhe këtë herë atmosferën festive në zemër të qytetit muze.

Ashtu si në edicionet e kaluara, sokakët e gurta u mbushën me vendas dhe turistë të huaj, të cilët u bënë pjesë e një mbrëmjeje ku tradita dhe argëtimi u bashkuan më së miri.

Rakia tradicionale, gatimet karakteristike të zonës, koncertet me grupet polifonike dhe muzika e lehtë krijuan një atmosferë elektrizuese në çdo cep të pazarit historik.

Nën tingujt e muzikës dhe mikpritjen gjirokastrite, “Festë në Sokak” vazhdon të mbetet një nga aktivitetet më të dashura që promovon kulturën, traditën dhe shpirtin e gjallë të Gjirokastrës. A.K./TemA

Lini një Përgjigje