“Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe” konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të albanologjisë shqiptare. Sipas Akademisë së Shkencave, ai plotëson amanetin e gjuhëtarëve shqiptarë ndër breza dhe dëshmon pasurinë e madhe të gjuhës shqipe.
Në promovimin e zhvilluar në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, theksoi se dialektet nuk janë në konkurencë me njëra-tjetrën, por bashkëjetojnë si pjesë e së njëjtës pasuri kombëtare.
Rektori i Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, e cilësoi traditën leksikografike shqiptare si një trashëgimi të vyer. Ai vlerësoi edhe kontributin e pedagogeve Mimoza Priku dhe Rrezarta Draçini, pjesë e grupit të hartimit të fjalorit.
Në hartimin e fjalorit janë angazhuar mbi 50 specialistë nga Shqipëria dhe Kosova, ndërsa vepra përmban rreth 120 mijë fjalë. Platforma online e fjalorit po njeh interes të lartë dhe pritet të arrijë së shpejti 13 milionë klikime. A.K./TemA
Qfar zbulimi epokalë!
E duam gjuhen shqipe pa dialekte! Dialekti,eshte armiku me i madh i nje gjuhe,dhe shqiptaret duhet te heqin dore nga kultivimi i tyre,per t'ia shtuar jeten gjuhes tone,ne rrethana kur,ndikimi per t'i zhbere gjuhet e vogla eshte teper i madh dhe konsistent! Rrofte Gjuha Shqipe,Kombi Shqiptar dhe trojet tona!
Rreziku për gjuhën shqipe është synimi i antishqiptarëve dhe anacionalëve që fjalët shqipe t'i zëvendësojnë me fjalë të huaja! Shembull e ke fjalën "intimidim" e futur tinëzisht dhe që përdoret me këmbëngulje nga gazetarët, redaktorët, kryeredaktorët dhe pronarët e mediave. FUTJA E FJALËVE TË HUAJA PA NEVOJË KUR SHQIPJA E KA SË PAKU NJË FJALË ME KUPTIM TË NJËJTË ËSHTË AKT ANTISHQIPTAR! Nëse fjalori i ri e përmban fjalën "intimidim", kemi të bëjmë me fjalor fallso, fjalor të helmuar që vret shqipen!
po flet nastradini shqioetare...ha...ha...
Fjalori i gjuhes shqipe ( duke bere krahasimin me fjalore te gjuheve te tjera te botes, sipas njohurive dhe statistikes qe disponoj), eshte nje nga fjaloret me te pasur ne bote. Ne anglisht perdoret nje shprehje" Food for thoughts"!! Pra qe te arrish ta sinkronizosh me gjithe fjalet qe permbahen ne fjalor dhe ti perdoresh sipas stilistikes gramatikore ne letersine artistike, gazetareske, informative dhe zyrtare ( ne rast se e kane ushqyer intelektin, bagazhin dhe fjalorin), atehere dialektika do minimizohej dhe do ishte nje perqasje e re me te gjithe dialektet e trevave shqiptare, dialekte qe natyrisht perbejne ate qe quhet pasuri kombetare. Mos te harrojme " Mesharin" e Gjon Buzukut ishte libri i pare gegenisht. Post Scriptum: Nganjehere te vjen keq kur fjalori i perdorur eshte i varfer, perserites te fjaleve dhe i vetmi fakt qe me vjen ndermend eshte qe keqinterpretuam fjalen " ushqim shpirteror dhe intelektual me ate pertypes te stomakut...