Dashuri 14

24 Maj 2026, 19:35Kulturë Adri Kalaja

“Dashuri 14” është një prej romaneve që Italia dhe të rinjtë e saj e kanë kthyer në roman “kult” dhe shkrimtarin e tij, Federico Moccia, e kanë bërë më të famshëm se një yll rroku.

Por ai nuk njihet vetëm për këtë roman. Ai njihet për “Tre metra mbi qiell” dhe ekranizimet e jashtëzakonshme.

Dhe, as mos të na gënjejë mendja se të rinjtë italianë janë si personazhet e reklamave. Përkundrazi, që me romanin e tij më të famshëm (Tre metra mbi qiell) Moccia na bën me dije se adoleshenca është problematike kudo, dhe nuk ka të bëjë shumë me aspektin ekonomik sesa me me atë edukativ.

Mund të jetë e vërtetë se ngaqë Italia është më “katolike” se pjesa tjetër e botës ajo mund të jetë më e “jo-e-modës” dhe më “konservatore” apo më “njerëzore” krahasuar, le të themi me një Francë apo Amerikë por Italia, nëse nuk ka në krahun e saj historinë apo politikën e ekonominë, kujtohemi se ka në krahun e saj të bukurën apo të vërtetën.

Italianët nuk kanë asnjë arsye të zemërohen se janë “prapa” Evropës. Ato duhet të gëzohen se kanë në mes tyre kineastë të mëdhenj dhe muzikantë të jashtëzakonshëm.

Le të mos japim emra tani.

Le të kthehemi te romani jonë për të rinj. Protagonistja kryesore e « Dashuri 14 » është Karolina. Ajo akoma nuk ka mbushur 14 vjeç dhe nga këtu romani merr titullin. Karolina ka tre shoqe të ngushta dhe sheh shumë filma. Ajo gjithashtu nuk ka marrëdhënie të mirë me provimet.

Ajo bie në dashuri me Masin. Masi bie në dashuri me të. Karolina ka gjithçka…përveçse nuk është bishtpërdredhur si shumica e shoqeve të saja në Romë. Por Karolina nuk as është prej “grave të devotshme” ama. Ajo nuk jepet lehtësisht por as nuk bën moral.

Marrëdhënia e saj me të vëllain (që ajo e thërret me përkëdheli Rasti Xhejms) ka të bëjë shumë. Vëllai i saj ëndërron të bëhet shkrimtar. Edhe ai është “ëndërrimtar” si Karolina. Përgjatë gjithë romanit ai mbetet mbështetja e saj më e madhe. Në fund ai del se mund të jetë njeriu i vetëm i besueshëm. Por, bota nuk është shembur. Ajo është vetëm 14 vjeç fundja. Romani, megjithëse me tragjedi, fundin e vërtetë e ka me tone humori.

Gjëra që ndodhin.

Në fund romani ka një “plot twist” që nuk do e zbulojmë. Për kënaqësinë e atyre që duan të rifitojnë fëmijërinë “Dashuri 14” e kemi dhe në shqip te Dituria, nën përkthimin e Diana Çulit.

1 Komente

  1. #
    #@#

    Kopje nga Qajupi "14 vjeq dhenderr".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje