Parada e makinave retro zhvillohet në Elbasan!

26 Maj 2026, 13:10Kulturë TEMA
Parada e makinave retro zhvillohet në Elbasan!

E tashmja dhe e shkuara e mjeteve motorike u takuan në qendër të Elbasanit për të dhuruar spektakël.

Aktiviteti i organizuar nga të apasionuarit e makinave tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve të huaj. Aktivitete të tilla po organizohen gjithnjë e më shumë për t’i dhënë ngjyra e larmi qyteteve, por edhe për krenarinë e atyre që i posedojnë këto mjete.

Teksa përshkuan së bashku bulevardin e Elbasanit duket se e shkruara dhe e tashmja e mjeteve motorike tërhoqën vëmendjen njësoj, me ndryshimin e moshës. Të rinjtë adhurojnë Ferrari e Lamborgini ndërsa të moshuarit Mercedesat 1970.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje