VIDEO/ "Propaganda" e re në filmat shqiptarë

27 Maj 2026, 12:16Kulturë TEMA
VIDEO/ "Propaganda" e re në filmat shqiptarë

Kritiku i filmit Erion Bashi, i ftuar në “Apostrof Podcast”, ka folur për debatin mbi filmat shqiptarë të periudhës së komunizmit, duke argumentuar se nuk mund të mohohet prania e propagandës në atë kinema, por as të hidhet poshtë e gjithë trashëgimia e saj artistike.

Sipas tij, nga rreth 290 filma të prodhuar në atë periudhë, vetëm një pjesë e vogël mund të konsiderohen vërtet filma të mëdhenj.

“Personalisht jam i mendimit që në këto 290 filma, 20 janë filma të mrekullueshëm, shumë të mirë, me vlera dhe objektivisht cilësorë në aspektin kinematografik. Pastaj mund të jenë 20-30 të tjerë që janë të shikueshëm dhe absolutisht për t’u marrë në konsideratë, ndërsa të tjerët janë ose prodhime të dobëta, ose me shumë propagandë brenda”, u shpreh Bashi.

Por, sipas tij, propaganda nuk është zhdukur nga kinemaja shqiptare pas rënies së komunizmit. Ajo thjesht ka ndryshuar formë.

Bashi tha se në shumë filma shqiptarë bashkëkohorë, sidomos në ata që shiten si “blockbuster-a”, propaganda komerciale është edhe më e dukshme, për shkak të reklamave të hapura dhe vendosjes së logove në qendër të skenave.

“Propaganda e sotme është shumë më evidente. Kam shënuar në shumë filma shqiptarë edhe mbi 22 reklama. Skena ku imazhi fokusohet totalisht mbi logon e një kompanie kafeje, taksie apo telekomunikacioni tregojnë se filmi ka për qëllim edhe publicitetin, gjë që bie ndesh me kinemanë artistike”, tha ai.

Ai solli si shembull Quentin Tarantinon, i cili në filmat e tij përdor marka të shpikura, si “Red Apple”, pikërisht për të shmangur kthimin e filmit në hapësirë reklamimi.

Sipas Bashit, problemi nuk është të pretendohet se të gjithë filmat e Kinostudios ishin të pastër nga propaganda, por as të mos pranohet se brenda asaj periudhe u krijuan filma me vlera reale artistike. Në të njëjtën kohë, ai ngriti shqetësimin se kinemaja shqiptare e sotme, edhe pse e çliruar nga ideologjia zyrtare, shpesh rrezikon të mbetet peng i një forme tjetër presioni: sponsorit dhe reklamës.

Kinemaja moderne bën propagandë. Pse shqetësohemi vetëm për Kinostudion? | Apostrof #71

2 Komente

  1. a
    astrit

    Kinostudijo dhe institucinet e tjera artistike ishin në shërbim të propogandës enveriste për të krijuar të ashtëquajturin "njeriun e ri socialist" të baras vlerësosh propogandën për diktaturën me propogandën për mallrat është e shëmtuar dhe fyese. SHBA kur pushtuan gjermaninë Naziste i ndaluan të gjitha filmat e kohës naziste që të qarkullojnë në kinematë e gjermanisë. Morën masa ndaj krijuesve të propogandës naziste duke i izoluar nga profesioni i tyre si artist të kinemasë. Ironike është se ne si shqiptarë na propogandojnë si populli më pro amerikan e njëkohësisht anketimet na tregojnë se ne jemi populli më pro kinemasë enveriste!!!!! Shumica e shqiptarëve i ka rrënjët dhe origjinën e tyre te Enver Hoxha, SHBA e duan se nuk kemi mundësi ta kafshojmë! Kështu që do vazhdojmë ti ushqejmë rrënjët tona enveriste me çtë mundim!

    Përgjigjjuni
    1. (
      (***)

      Kinemaja, përmbledhtas i gjithë arti, është "popagandë", ndaj synohet nga të gjitha palët propoganduese, përfshirë edhe atë të reklamave në një film artistik. Vetë arti është pasqyrim i botkuptimit të producentit, apo porositësit, që duan ta masivizojnë. Nuk flasim këtu për filmat e dobët artistikisht. Shohim një Skënderbe popullor, që luftën të huajt dhe përpiqet të bashkojë shqiptarët. Shohim komisarë, që mobilizojnë popullin në luftë antifashiste. Shohim të tillë, që kërkojnë të hapin shkolla në terrin e abalfabetizmit, por edhe të tillë që kundërshtojnë një superfuqi (sovjetikët), shohim edhe një teto Ollgë, në një fshat si duhet të qe më i mirë, shohim edhe montatirë që ne vrullin e tyre ndërtojnë vepra industriale. Por shohim edhe kulme si Çak Norë që të vetëm bëjn kërdinë, mbi vjetnamezët e gjorë vjetkongë komunistë, që sulmojnë kuturu dhe i vret si mizat e lisit. Rambo, si luani i turret helikopterit sovjetik, e bën kërdinë në ta. Grushtet e shtetit ndaj regjimit gjakatar të Kimit komunist dhe entuziazmi popullor për vrasjen e tij dhe regjimin humanitar të zyrtarëve të Koresë të Jugut. 007-ta që sulet si luan ndaj armiqve të Mbretërise. Kemi dhe ringjallje diktatorësh dhe kriminelësh, si "Mumja", etj. Çiftet të ndara, dhe me fëmijë që i bashkojnë; dhe shumë të ngjashme, deri tek Raxh Kapuri, që vë në pah varfërinë, pamundësinë e dashurisë mes klasave në Indi. Pa kemi edhe një Emiliano Zapatë. Një Alkapone, etj. Mos flasim për kaubojtë dhe Arsen Lupenat, një lloj Robin Hudi, apo Vilhem Teli modern. Sa të politizuar që janë(!). Pasqyrimi realist i problemeve shoqërore dhe sociale është mision i arteve dhe objektivisht s'ka si të jetë jashtë politikës. I kini parë fantashkencat? Si funksionon shoqëria? Madje atje nuk ka asnjë aspekt se si ushqehen, si i ndërtojnë ato mostra që çojnë qiejt me shpejtësinë e dritës, si është hierarkia organizative e "shtetit" (komunitetit) imagjinar, etj, por ana ka burgje, ka kriminelë (madje, makina inteligjente), forca të rendit, drejtues "të mirë" (ndonjëherë naivë e leshko) dhe kundërshtarë "të liq", që duan t'i marrin pushtetin këtij të mirit ose e kundërta, në këtë rrast i keqi është mizor. Të gjitha këto hartohen sipas një pikpamjeje politike; pra janë të politizuara? E gjithë jeta e njerëzimit përshkohet nga ndjenja politike (interesi) të caktuara, që kanë të bëjnë me rrethanat e formimit të grupimeve të mëdha me interesa të ndryshme. Pra, e ndryshme dhe e politizuar do të jetë edhe arti që përfaqëson. Që në shpellat ku është ruajtur arti i lashtësisë, shohim shprehjen primitive të "politizimit" të artit: një luftëtar ose shumë syresh me hushta në dorë, duke sulmuar derrin, arian, drerin, etj. Në daç të shfaqen ato filma, në daç me një çensurë të ndalohen: art anti sistem! Ka ndodhur me veprat e Çaplinit, të Drajzerit etj. Do t'u rritet vlera; njerzit do t'i shohin në "ilegalitet", për të kujtuar të parët e tyre aktorë e protagonistë. Për të parë se si bëhej një film në shqipëri, se si bëhej propogandë, si në të gjithë botën nëpërmjet artit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje