VIDEO: AQSHF restauron "Fëmijët e saj", Rama jehonë lajmit

30 Maj 2026, 10:38Kulturë TEMA
VIDEO: AQSHF restauron "Fëmijët e saj", Rama jehonë

AQSHF ka restauruar filmin "Fëmijët e saj" të vitit 1957.

Lajmit i ka bërë jehonë dhe kryeministri Rama në insta dhe fb.

Regjia dhe skenari: Hysen Hakani
Me Aktorët e mëdhenj: Marie Logoreci, Marika Kallamata, Naim Frashëri, Xhemal Berisha, Loro Kovaçi, Vangjeli Pikuli, Esma Agolli, Pjetër Gjoka, Bejtulla Kurtheshi
Muzika: Tish Daija
Kamera dhe drejtor fotografie: Sokrat Musha
Montazhi: Vitori Çeli

- Ky film u restaurua tërësisht në studiot e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit nga mjeshtri dhe specialisti audiovizual Erand Meça dhe Hajrie Dedei.

Më poshtë postimi i plotë i Ramës: 

Disa fragmente nga filmi i restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, “Fëmijët e saj” i vitit 1957, me regji të Hysen Hakanit, që së shpejti do të rikthehet i restauruar për publikun.

Një punë e çmuar për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kinematografike, që i jep jetë kujtesës dhe u mundëson brezave të rinj të njohin nga afër historinë, artin dhe vlerat e kinemasë shqiptare.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje