Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj është takuar me kreun e bashkisë së Innsruckut, ku ka diskutuar për një sërë çështjes me interes për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Velaj thekson se “pata kënaqësinë të vizitoj Kryetarin e Bashkisë së Innsbruckut, Z. Johannes Anzengruber.
Me Kryetarin, i cili është gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Aeroportit të Innsbruckut, bisedova për disa mundësi për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Tirolit dhe Shqipërisë:
* krijimin e një fluturimi charter nga Innsbruck në Tiranë dhe, në një fazë të mëvonshme, edhe në Vlorë;
* organizimin e një programi trajnimi nga Shkolla e Turizmit e Tirolit për Shqipërinë e Veriut;
* vendosjen e një pllake përkujtimore në godinën ku ka banuar artisti shqiptar Tahsin Jonuzi.
Ai studioi në Universitetin e Innsbruckut nga viti 1932 deri në vitin 1937 dhe u nderua me Medalje Ari. Pas kthimit në Shqipëri, iu përkushtua me përkushtim punës së tij profesionale dhe zhvillimit të vendit. Me ardhjen e pushtimit gjerman, ai refuzoi të bashkëpunonte me pushtuesit. Për këtë arsye u deportua në kampin e përqendrimit KZ Mauthausen, nga ku nuk u kthye më.
Tahsin Jonuzi është babai i piktorit Nestor Jonuzi.
Lini një Përgjigje