Pashk Gjeçi, shqipëruesi i madh i kryeveprave të letërsisë botërore

20 Janar 2025, 12:16Kulturë TEMA
Pashk Gjeçi, shqipëruesi i madh i kryeveprave të

Më 20 janar 2010 u nda nga jeta shqipëruesi i “Komedisë Hyjnore”, Pashk Gjeçi.

Lindi në Shkodër më 7 shtator 1918. Ndoqi gjimnazin jezuit në vendlindje, ku mësoi italishten, greqishten e vjetër dhe latinishten. Që kur ishte nxënës, Gjeçi sprovoi penën duke përkthyer disa poezi të poetit italian Xhakomo Leopardi. Në vitin 1938, me gjysmë burse të mbuluar nga qeveria e kohës, nisi studimet e larta në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofisë në Romë. Më 15 korrik të vitit 1942, mori titullin “doktor” në letërsi.

Pas kthimit në atdhe, më 4 shtator 1947, u ndalua me akuzën “pjesëmarrje në grup kundër pushtetit”. Shoqërimi me Ernest Koliqin i la gjurmë të pashlyeshme në kujtesë, edhe pse do t’i kushtonte 5 vjet burg.

Pas lirimit, u transferua në Fushë-Krujë, ku punoi i përkushtuar për përkthimin e kryeveprës “Komedia Hyjnore”. Menjëherë pas botimit të “Komedisë Hyjnore” të Dantes, nisi të përkthente një tjetër klasik të letërsisë botërore, “Odisenë” e Homerit. Shqipërimin e përsosi edhe më shumë me “Faustin” e Gëtes dhe “Hamletin” e Shekspirit.

Shoqata italiane “Dante Alighieri” në vitet ’70 e vlerësoi ndërkombëtarisht shqipërimin e Gjeçit, si njërin ndër tre përkthimet më të mira në botë të “Komedisë Hyjnore”. Për përkthimin e Dantes, Gjeçi u dekorua nga presidenti Italian, Çampi më 2004 me titullin “Ordine della stella, della solidarietà italiana”./atsh/

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Krimi ketij, intelektuali? Me me shkolle se Kadri Hazbiu, Enver Hoxha ,Mehmeti e Adili apo Pali e Lenka me lope apo Mine fshatare Skrapari....o zot..sa me shkolle ishin sekretaret e Partise apo drejtoret e Dulless? Komunistet armikun kryesor kane intelektualin se nuk jane te interesuar ne dije , ne te verteteten fallco te ideologjose bolshevike qe fshatari i sotem shqiptar akoma beson...

    Përgjigjjuni
    1. E
      E verteta dhemb.

      Sa sunitoshqipfoles lexojne sot "Hyjnoren","Dhiata","Odhissea","Faustin" a "Hamlet" ..!? Asnje! Kur dihet se"sullton i madherishem " a "Erdogan Baba i gyzeleve " lexohen 24 ore non stop m'Albaniston. Athere cfare vlere kane perkthimi i ketyre kryeveprave kristiane ne nje bourdhelo islamikesh!? Nothing.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhu

        Mut muti je ti, magjup!

        Përgjigjjuni
      2. C
        Ca të vrarë ca të burgosur

        A i ka shpëtu burgut komunist ndonjë intelektual i paraluftës?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pollogu

          PYETJE HAMLETIANE....popull i mallkuar paskeshim qene.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Pollogu

          E shihni kete fytyre engjullore. Habi qe nuk e torturuan e ta lene pa varr. Kenaqesi qe ne gjirin shqiptararbnor te kene lindur persona te madherishem si shpirtendrituri Pashk. Pushofsh i qete e te ndriste shpirti.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje