Për të gjithë ata që janë rritur me filmin “Dëgjoni këngën time"

22 Dhjetor 2024, 16:23Kulturë TEMA
Për të gjithë ata që janë rritur me filmin

Arti është, si ai gëzofi apo (manteli) që e vesh, (e zbukuron)  njeriun në shpirtin e tij dhe e mbron nga veset e mënxyrat. Njeriut ka fatin që ta dijë edhe fundin dhe fillimin e ferrit dhe të parajsës megjithëse ka luftuar që nga lashtësia për qytetërim ende nuk e ka në kokë kurorën e lavdisë. I bën të gjitha i shkreti njeri, të mallkojë e të dashuroj veten, të shpërndajë dituri dhe humanizëm, të braktisi nënë e babë dhe fëmijë, si dhe të prodhojë armë kundër vetes, të tejkalojë veten, të ndryshojë seksin dhe gjininë, si edhe të dëshiroj fundin e tij me metodën e (otanazisë).

Por një krim mediatik i kohëve të fundit i një korrace gazetarësh dhe analistësh këtu në Shqipëri , për të zhdukur (elefantin në shtëpi), ngjarjet që po ndodhin dhe priten të ndodhin nga lufta kundër korrupsionit me historinë e një këngëtareje shqiptare në Amerikë, është e papreçedentë. Mungesa e vetkontrollit profesional është një tjetër shkak i lukunisës së gazetarëve për të rendur drejt skupit mediatik, drejt dehumanizmit dhe deheroizimit të personazheve që shfaqen. Siç ka thënë Nënë Tereza“ Mos gjykojmë pa fund njëri tjetrin, se më pas nuk ka vend për dashurinë”.

Por për të gjithë ne brezin e rritur me filmat dramatik, tragjik dhe emocional si “Dëgjoni këngën time”, “Burri me pantallona të shkurtra”, “Gruaja e panjohur”, “Rrugë të kaltra”, “Fatma”, “Çatia”, “Më fal”, “Në moshën e dashurisë”, “Çoçarja”, “Propozimi i ndyrë”ngjarjet të tilla nuk përbëjnë lajm, as sensasion, ato na duken lule, sepse ka pasur ngjarje si para dhe pas luftës së dytë botërore edhe më të rënda. Ne kur kujtojmë çfarë kemi përjetuar në diktaturë e kthejmë problemin në luftë ideologjike, dhe kur ngjarjet vazhdojnë në emigracion me fenomene të padëgjuara për krimin shqiptarë në familje, për kriminalitetin shqiptarë nëpër botë i përtypim, sikur ato nuk janë ngjarje që kanë lidhje me botën shqiptare. Mjaftoi një emision si “Njerëz të humbur”, që të kuptosh katandisjen tonë në këto 34 vjet me një shtet që i përzuri shqiptarët herë me anije e herë nëpër male me parajsën e premtuar të botës së lirë.

Ishin apo jo shqiptarët të cilëve iu premtua çeku i bardhë? Ai nuk i shkatërruam gjithçka në emër të luftës kundër komunizmit ? Ligjet 7501 kush i shpiku? Po ligjin24\1 që i flakte njerëzit nga puna? Firmat piramidale kush ua ngriti shqiptarëve? Shteti pra ai që i jep një kartë identiteti, domethënë je i matrikulluar, si gjedhi, pula e shpendët, por ama je shqiptar. E të pyet shqiptari ku është e për çfarë ta dua kartën e identitetit, kur askush nuk më përgjigjet për një vulë a për një hall, e jo më për të vdekurit e të gjallët shqiptarë, si ngrysen e si gdhihen nëpër botë? Dhe sheh si ngrefen dhe fryhen si gjela plot arrogancë me luks parizien një tufë shtetarësh shqiptarë me gjysmën e popullsisë në emigracion.

Struktura shpirtërore e këtij populli po cënohet çdo ditë dhe historia e tij do të duket një kaos ngjarjesh që drejtohen nga rastësia. Në botën e qytetëruar çmimet e para nuk i marrin ata që kanë rezultate të larta në shkencë, por ata që kanë trguar me vepra një karakter të mirë dhe të vendosur për vepra të larta humane. Ai qytetërim që ka krijuar në shekuj idetë themelore në fushën e artit, shkencës, letërsisë dhe filozofisë, ka ruajtur edhe karakterin dhe ndjenjat e popullit, ndaj edhe shpëtimin e kanë gjetur prej tyre. Në Vargjet e skalitura artistikisht nga poeti patriot “për kohën e maskarenjëve”, janë aktuale edhe për emigrantët të cilët partitë politike në Shqipëri po ia kërkojnë votën. Ata emigrantë le t’i kujtojnë politikës, ku ishte këto 34 vjet dhe fenomenin e artistes mbarë kombëtare?

Përgatiti: Kastriot Kotoni

2 Komente

  1. h
    he per he...

    Femija kengetar qe na emocionoi ne ato vite nepermjet nje filmi si ''Degjoni kengen time'' José Jiménez Fernández, me emrin e personazhit Hoselito (Joselito) prej shume vitesh jeton ne qytetin Toulouz në francën jugore. Pas një jete qe nuk i ndriti fort, edhe pse shkelqeu ne 18 filma muzikor me zerin e tij te embel e kumbues ne gjuhen spanjolle, me vështiresi e peripeci ne burgjet e frances, sot gjendet i semure e me probleme te theksuara diabeti e zemre. Ben nje jete te thjeshte me familjen e tij si emigrant spanjoll. Miqte e tij te shumtë e therrasin dhe nuk e ndajne nga skena, por zeri i tij nuk te kujton me fëmijen e mrekullueshem me me ze te arte, ashtu siç e cilesonte media e asaj kohe. Ai u shfrytezua egersisht nga sipermares e organizatore te aktiviteteve te atyre viteve ne spanjen e tij duke u kujdesur çmenduerisht per xhepat e tyre dhe e lane artistin femije me gisht ne goje duke u bere prehe e boseve te mallit qe ne ate kohe ishte nê zenithin e vet. Pas shume vitesh tashme eshte i lire dhe u largua nga spanja. I kam numrin e telefonit dhe adresen ku banon. Madje me kane thene se ka miqesi edhe me shqiptare. Disponoj ne keto moment 12 disqe te filmave te tij te atyre viteve qe publiku shqiptar nuk i njeh dhe as qe i ka ndjekur, ne kolone zanore te gjuhes franceze. Nderohet dhe respektihet ne ate qytet dhe kohet e fundit ka qene prezent ne dy koncerte madhore duke kenduar disa këngë nga repertori i ri i vjeter si Clavelito, Ave Maria, Campanera....

    Përgjigjjuni
    1. n
      noname

      i more dhe ti 5 minutat e lavdise .Ju qe vazhdimisht beni shkrime morali jeni me te keqinjte sepse vazhdoni tirrni historine ne fjale.Kete se beni per ate por per veten tuaj qe te dukeni shpirtmire e me integritet gjera qe nuk jeni e as keni qene ......sa me shpejt te heshtni ju moralistet aq me shpejt del nga radaret edhe kjo histori.....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje