Përcillet drejt banesës së fundit trupi i Artan Lames (FOTOT)

27 Maj 2025, 12:47Kulturë TEMA
Përcillet drejt banesës së fundit trupi i Artan Lames (FOTOT)

Në mjediset e Akademisë së Shkencave kanë nisur sot homazhet e lamtumirës së fundit për Artan Lamen, i ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë shkuar për t’i bërë nderimet e fundit, mes tyre kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, si edhe përfaqësues të Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë, ku Lame ishte një prej themeluesve të saj, si dhe miq e bashkëpunëtorë të shumtë.

Homazhe kreu edhe ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të pranishmit, pasi ngushëlluan familjarët e afërt të Artan Lames, kanë lënë mesazhet e tyre në librin e ngushëllimeve.

Artan Lame ndërroi jetë në Mynih, ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër.

Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Ai la gjurmë si pjesë e shoqërisë civile por edhe si funksionar publik.

I pyetur nga mediet se si do ta kujtonte Artan Lamen, ministri i MEKI, Blendi Gonxhja tha se e kishte njohur që prej ministrisë së parë të Kulturës. “Në Ministrinë e Kulturës ku e thirra vetë të bashkëpunonte, në bashkinë e parë, e më pas në shumë institucione ku jeta na ka bashkuar”.

“Sot, jo vetëm shoqëria por vendi ka humbur një kujdestar të rrallë, unik, të trashëgimisë kulturore e historike”, u shpreh ministri MEKI-t pas homazheve.

“Shumë detyra që mori përsipër, i kreu me sukses, si një i apasionuar i trashëgimisë kulturore e si autor librash të çmuar që rrallëkush do t’u kthehet për t’i bërë edhe një herë”, u shpreh botuesi Fatmir Toçi.

Auron Tare, një mik i të ndjerit Lame, u shpreh pas homazheve se, njerëz si Lamja janë të rrallë.

“Ata kërkojnë të përmirësojnë kulturën shqiptare, shoqërinë shqiptare, kur e gjejnë me gabime e hipokrizi. Por ne i përkasim kësaj kulture dhe do donim të ishte më e mirë, më e arrirë e më e ndriçuar. Këtu qëndronte dhe dyzimi i Artan Lames, që një pjesë e panë si funksionar publik, por ai ishte i dashuruar me kulturën e trashëgiminë shqiptare. Ne që ishim pranë, e kuptonin pasionin e tij”, u shpreh Auron Tare.

Fjalën e lamtumirës e mbajti nje tjetër mik i tiji, Artan Shkreli.

“Sot nuk po ndahemi vetëm nga një mik i afërt por edhe nga një pjesë e vetes tonë. Lajma ishte unik. Kolonjari krenar.

Lamja nuk ishte vetëm një mik i ngushtë. Ai ishte vëllai im, jo prej gjaku por prej jete. Kemi kaluar bashkë shumë dekada, në punë, debat, ide. Artani ishte i jashtëzakonshëm. I paepur në pasionin e tij për trashëgiminë, i papërkulur përballë kompromiseve që nuk i duronte dot. Kishte lidhje intime me historinë jo vetëm si studiues por si njeri që e ndjente thellë që donte t’i kthente çdo tulle të vjetër identitetin, çdo simboli të harruar respektin, çdo figure të nëpërkëmbur, dinjitetin”, u shpreh i mallëngjyer Artan Shkreli, i cili ftoi të pranishmit të mbahej edhe 1 minutë heshtje përpara se arkëmorti të nisej drejt varrezave të Sharrës.

/ATSH/

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Ne cilen xhami a teqe do te krihet ceremony/gjullurdi mortore!? Duke pare ne sfond bayrakun turk te duket se i ndjeri ndodhet ne Turkey..... rahmet past

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Na hengesh bythen

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliri

        O grekindyre zvarranikiperjetshem, Lame ishte shqiptare I ditur Jo hiene si ju.Civilizimi eshte armiku juaj. Ju jeni Humbes te perjetshem

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shkolla Kosova

        Ky tan shkreli bythqir kronik.Deri dje i fliste nga mrapa.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora***

          Se kuptoj sepse i behen kaq nderime ketij qe i beri kadastrat me burdello sec ishen,keni nje jave na keni care trapin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje