"Në kujtim të Mitrushit"/ Aktiviteti në Korçë në kuadër të 58 vjetorit të vdekjes

27 Maj 2025, 10:00Kulturë TEMA
"Në kujtim të Mitrushit"/ Aktiviteti në

Në kuadër të ciklit “Shprehur në vargje”, i cili prej dy vitesh është duke u zbatuar nga Qendra për hapje dhe Dialog në qytetin e Korçës, sot është zhvilluar aktiviteti “Në kujtim të Mitrushit”.

Aktiviteti përkon edhe me 58 vjetorin e ndërrimit të jetës të autorit të madh shqiptar.

 “Ky aktivitet ka për synim që të sjell në vëmendje veprën dhe jetën e  Mitrushit. Gjatë këtij aktiviteti do të përdoren dhe teknika te Inteligjencës Artificiale për të ilustruar pamjet filmike mbi jetën e tij dhe mbi veprën që ai ka lënë pas për brezat e ardhshëm.” u shpreh Ardi Karanxha, nga Qendra për Hapje dhe Dialog, Korçë

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me shkollën nëntëvjeçare Sevasti Qirjazi në Korçë, në ambientet e Galerisë së Arteve Digjitale.

Albana Ponolli,  mësuese e letërsisë u shpreh për RTSH-në se “ është shumë e domosdoshme në këtë kohë që fëmijëve tu ushqejmë dashurinë për letërsinë dhe sidomos për shkrimtarët që nuk i njohin dhe aq mirë, Mitrush Kuteli është njëri prej tyre.”

Aktiviteti është ndjekur me interes nga nxënës, mësues, qytetarë dhe autoritete vendore të Korçës.

/rtsh/

Lini një Përgjigje